Futboll Kombëtarja Sport

FORMA E SHKËLQYER NË BJELLORUSI/ Shqiptari merr çmimin e rëndësishëm me Shakhtar

Forma e shkëlqyer në Bjellorusi, me ekipin e Shahtjor Soligorskut, tashmë është shpërblyer për Elis Bakajn.

elis bakaj

Sipas një votimi nga vetë gazetarët sportive, shqiptari u zgjodh lojtari më i mirë i muajit prill, duke marrë 33 pikë nga 44 të mundshme. Në garë bashkë me Bakajn ishin edhe Vitali Kvashuk nga ekipi i Gomel, Pavel Nekhaiçik nga Dinamo Brest, dhe Aleksander Makas nga Isloç.

Votimi që u bë nga Shoqata e Federatës Bjelloruse të Futbollit, e ku morën pjesë gazetarë të 11 mediave sportive, llogaritej kështu: 4 pikë për vendin e parë, që gazetarët e mendonin si lojtarin më të mirë, 3 pikë për vendin e dytë, 2 për vendin e tretë dhe vetëm 1 pikë për vendin e fundit. Nga votimi, Bakaj mori 33 pikë nga 44 të mundshme, më shumë se çdo lojtar tjetër këtë sezon, dhe kështu u zgjodh lojtari më i mirë i muajit prill.

Related posts

NBA/ Cleveland dhe Oklahoma ‘diktat’ në Konferencat përkatëse, Miami mposht Golden State

F.autor

ITALIA JASHTË BOTËRORIT/ Por jo italianët, 3 trajnerë “azzurr” në “FIFA2026”

F.autor

“BARELLA ËSHTË LIDER, LAUTARO 10-SHI PERFEKT”/ Legjenda Matthaus: Ja pse nuk e preferoj Inzaghin

Delo.autor

Leave a Comment