Bundesliga Futboll Sport

I DHA FUND EPOKËS TEK BAYERN/ Legjendari Ribery: E kam menduar pa fund…

Bayern po e mbyll sezonin me titullin kampion thuajse të siguruar dhe me finalen e kupës përpara, por pa harruar pengun e Champions League, ku mundësitë ishin për më shumë.

Ndërkaq, është koha e ndarjeve të dhimbshme, por të detyruara, sepse pas Arjen Robben, ka ardhur fundi i epokës Franck Ribery. Francezi do të bëhet pas pak ditësh, nëse nuk ndodh ndonjë katastrofë, futbollisti i parë i Bundesligës që fiton 9 tituj kampionë rresht, duke shkuar në 22 trofe, përfshirë Champions League.

Mesfushori francez ka lajmëruar sot në një konferencë për shtyp fundin e rrugëtimit të tij në Mynih, pas 12 vitesh të mrekullueshëm në klubin bavarez.

Largimi: “E kam menduar pa fund, nuk ishte e lehtë, por ndonjëherë kaq është, e tillë është jeta. Është e vështirë, pas 12 vitesh këtu, ku kam luftuar dhe fituar shumë me Bayernin. Nuk do t’i harroj kurrë.

E ardhmja: “Sinqerisht, nuk e di çfarë do bëj sezonin e ardhshëm. Kam shumë opsione, por është paksa herët. Ndoshta do luaj edhe një vit apo 2, pastaj do kthehem 100% në Mynih. Familja ime ndihet shumë mirë këtu, kemi shtëpinë dhe shkollën e fëmijëve”.

Pasuesi i tij si Mbreti i Mynihut: “Ka shumë lojtarë cilësorë. Coman ka cilësi të jashtëzakonshme”.

Ndeshja e fundit: “Do ketë diçka e bukur për familjen time gjithashtu, por do jetë edhe shumë e vështirë për mua. Marrëdhënia me tifozët ka qenë e pabesueshme, kemi qenë gjithnjë të bashkuar, edhe kur kam pasur situata të vështira”.

Kujtimi më i bukur: “Ka shumë. Ajo që ndodhi në vitin 2013 ishte një çmenduri, një ëndërr! Kam shumë kujtime dhe ndoshta goli më i bukur ka qenë një gol në fund ndaj Gladbach.”

Marrëdhënia me drejtuesit: “Kam pasur gjithnjë një marrëdhënie të bukur me Hoeness dhe Rummenigge. Biseda me ta ishte e dhimbshme, por e mirë, ndonjëherë duhet të respektoshvendimet e vështira. Ata më than që nuk do ta harrojnë çfarë kam bërë për këtë klub, por unë nuk mund të harroj çfarë kanë bërë për mua.”

Momenti më i vështirë: “Mendoj finalja kundër Chelseat. Humbjet janë të pranueshme, por jo në atë mënyrë, duke dominuar aq shumë, në Mynih. Na ka mbetur në mendje”.

Kthimi i mundshëm në rol tjetër në Mynih: “Ndoshta do ndodhë, kemi folur për këtë, por kemi kohë. Në dy vite shumë gjëra mund të ndodhin. Unë trajner? Nuk e kam idenë, më lejoni të shijoj kohën që më ka mbetur në fushë, pastaj të shohim”.

Ribery për Robben: “Ndeshja jonë e parë ka qenë kundër Wolfsburg, e nisi nga stoli. Sapo u fut, funksionoi në mënyrë perfekte. Kemi fituar pa fund, ai në njërin krah e unë në tjetrin. Magjike, uroj që edhe Coman e Gnabry të bëjnë të njëjtën gjë”.

Ribery dhe trajnerët te Bayerni: “Kam pasur shumë trajnerë, por më i rëndësishmi për karrierën dhe jetën time ka qenë Jupp Heynckes, me të cilin kam luajtur në nivelin tim më të lartë”.

Titulli i nëntë në horizont: “Do ishte shumë e rëndësishme për mua, do bëhesha i pari lojtar me 9 kampionate në Bundesligë. E pabesueshme, historike”.

Ribery për David Alaba: “Do jetë shumë e vështirë të them lamtumirë, ai është si djali im, por do të qëndrojmë në kontakt. Ka shumë lojtarë për të cilët do të më marrë shumë malli: Rafinha, Müller, Neuer, lista është e gjatë.”

Ribery për gazetarët: “Do doja t’ju falënderoja, kemi kaluar goxha kohë bashkë. Nuk ka qenë gjithnjë e lehtë, por njihemi prej vitesh, kemi pirë edhe ndonjë kafe herë pas here. Faleminderit shumë!”

Ribery dhe lamtumira në Allianz Arena: “Kemi ende 3 ndeshje të rëndësishme përpara, nuk dua të stresohem para kohe. Do bëhet një ndeshje lamtumire për mua dhe Robben”.

Ribery dhe kalimi i viteve: “Kur isha më i ri, shumë lojtarë të mëdhenj më thoshin që të bëja kujdes, sepse koha fluturon, ndërsa unë mendoja: Jam 23 vjeç, kam kohë, por momentin pasues je 36 vjeç. Tani po mendoj: çfarë po ndodh, si është e mundur? Koha ikën shumë shpejt, por për mua ka qenë si në ëndërr”.

Markus Babbel e ka ftuar të luajë te Sydney: “Pse jo, unë tashmë nuk luaj më për para. Pse të mos shkoj te Babbel? Natyrisht, duhet të kem një ndjesi pozitive dhe të jetë dakord edhe familja ime, jemi grup paksa i madh”.

Related posts

“MË MORE LORIKUN, TË URREJ”/ Monika i kthen përgjigje ndjekëses: Shpresoj që jeta jote të…

Delo.autor

RIKTHEHEN TEK FITORJA/ “Zonja e Vjetër” mposht Veronën falë CR7

Delo.autor

E kërkon Milani, por sulmuesi e ka mendjen te pushimet! (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment