Futboll La Liga Sport

GARETH BALE PRANON TË LARGOHET/ Zidane i jep mundësinë të përshëndetet me tifozët, ja dëshira e fundit

Gareth Bale tashmë është dorëzuar. Ka pranuar të largohet nga Reali i Madridit, por ka një kusht për klubin ku luan që nga viti 2013: dëshiron të jetë në fushë në takimin me Betis Sevillan, në “Santiago Bernabeu”, të dielën më mesditë, për t’u përshëndetur me tifozët e “Los Blancos”.

Uellsiani synon të marrë duartrokitjet e fansave të Realit për gjithçka ka dhënë fituar në kryeqytetin spanjoll, ashtu siç ndodhi edhe më 3 shtator të 2013-ës, kur u mirëprit nga 30 mijë tifozë në ditën e prezantimit.

Pavarësisht kritikave për formën e dobët në momente të caktuara, sidomos gjatë sezonit që po mbyllet, nuk mund të mohohet kontributi i Bale gjatë qëndrimit të tij 6-vjeçar në Madrid. Erdhi në Spanjë vetëm me 1 Kupë Lige të fituar me Tottenhamin e po largohet nga klubi më i njohur në botë me plot 13 trofe të tjerë me peshë të rëndë, ku përfshihen 4 Champions League, 1 titull të La Ligas, 1 Kupë të Mbretit, 1 Superkupë të Spanjës, 3 Superkupa të Europës dhe 3 Botërorë Klubesh.

Tashmë mbetet për t’u parë se ku do të jetë e ardhmja e Gareth Bale. Mundësia më e madhe është të kthehet në Premier League, tek United ose t’i bashkohet PSG-së në Francë.

Related posts

Gega: Mungesa e Asanit ndihet, edhe Partizani im ka limite. Ja pse jam kundër spektaklit që…

Isa.Autor

“PO BLEJ MANCHESTER UNITED”/ Çfarë fshihet pas postimit të Elon Mask që ngriti peshë fansat e “Djajve të kuq”

F.autor

TIRANA PA FRENA NË MERKATO/ “Prenoton” edhe 3 futbollistë cilësorë që pritet të bëjnë diferencën

Delo.autor

Leave a Comment