Futboll Sport

KATAR 2022/ Italia mposht Bullgarinë falë dyshes Belotti-Locatelli dhe mban kreun e Grupit C

Me rezultat 2-0, Italia ka triumfuar në udhëtim te Bullgaria, në ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vlefshme për Grupin C.

Gjysma e parë nuk prodhoi shumë raste shënimi, megjithatë Azzurrët ia dolën të realizonin.

Një penallti e akorduar në favor të mysafirëve u konvertua në gol nga Andrea Belotti (43’), i cili ishte i saktë në ekzekutimin e tij.

Manuel Locatelli shënoi golin e dytë për vizitorët (82’) falë asistimit nga Lorenzo Insigne.

Dy ndeshje, dy fitore për Italinë që mban kreun e Grupit C me gjashtë pikë të grumbulluara.

Related posts

TRONDITET JUVENTUSI/ Dhimbje koke për Allegri, ja kush rrezikon OPERIMIN

Isa.Autor

Argjentina në buzë greminës/ Rusia “botërori i makthit” për të mëdhatë

Isa.Autor

INTERI SHPËRDOR SHANSIN NË PARMA/ Napoli gati të përfitojë për titullin! Reali s’i beson syve, Valencia e mposht në minutën e 95

F.autor

Leave a Comment