Futboll Kombëtarja Sport

GOLI I 2000-TË NË KAMPIONAT/ Ish-futbollisti i Partizanit realizon një kryevepër ndaj Lokomotivës (FOTO)

Ish-mbrojtësi i Partizanit, Amir Rrahmani ka gjetur rrugën e rrjetës në sfidën e mbrëmjes së sotme mes Dinamos së Zagrebit dhe Lokomotivës së Zagrebit.

Rrahmani

Në minutën e 58-të, shtatlarti, i cili është pjesë edhe e përfaqësueses së Kosovës, kaloi në avantazh kampionët e Kroacisë me një kryevepër nga jashtë zonës, duke shënuar golin numër 2000 për skuadrën legjendare, në elitën e futbollit kroat, që nga krijimi i klubit.

Për sa i përket mesfushorit të Kombëtares, Myrto Uzuni, ai e nisi nga stoli përballjen e sotme, duke u hedhur në fushën e lojës në minutën e 63-të, teksa zuri vendin e Loren.

Screenshot_2019-05-05-20-24-49-1

Pas disfatës së sotme ndaj Dinamos, Europa është kthyer në një mision të pamundur për skuadrën e Lokomotivës, e cila renditet në vendin e 6-të me 48 pikë, 5 më pak se vendin i 4-t që mbahet nga Hajduku i Splitit.

Related posts

SPEKTAKOLAR/ I papërmbajtshëm Lenjani, shënon SUPERGOL për skuadrën e Sionit (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Kukësi-Teuta, Durrsakët me 10 lojtarë. Bicaj ndëshkohet me karton të kuq

Delo.autor

CONTE ME DHIMBJE KOKE/ Mbyll vitin për shkak të dëmtimit titullari i Inter…

Delo.autor

Leave a Comment