Futboll Sport

Guardiola: Ato janë dy skuadrat më të mira, që kam hasur si trajner

Nëse Manchester City do ta mbrojë titullin e Premier League, kjo do të jetë një nga arritjet më të mëdha në karrierën e tij. Kështu thotë Pep Guardiola. “Qytetarët” do të presin në shtëpi Leicester City të hënën, duke e ditur se fitorja do t’i kthejë përsëri në krye të klasifikimit, më mirë se Liverpool, përpara sfidës së fundit të këtij kampionati, të dielën e ardhshme.

Nëse do ta fitojë titullin, skuadra e Pep do të jetë e para, që e mbron kurorën, qyshkurse rivalët e Manchester United e bënë këtë në vitin 2009. Duke e përshkruar Liverpool si një nga skuadrat më të mira të dekadës së fundit, Guardiola tha: “Arritja në këtë fazë, dy ndeshje para fundit, me 92 pikë, pas 100 pikëve të sezonit të kaluar, është kënaqësia më e madhe që kam pasur si trajner.

Nuk është e lehtë, e them me ndershmëri, që në karrierën time si trajner, të kem luajtur kundër rivalësh të pabesueshëm. Njëra është Barcelona, me Luis Enrique në stol, me lojtarë si Neymar, Lionel Messi dhe Luis Luis Suarez. Tjetri është ky Liverpool. Unë mendoj se janë dy skuadrat më të mira, me të cilat jam ballafaquar si trajner, prandaj jemi këtu, me këmbët tona, duke luftuar kundër tyre deri në fund”.

Related posts

FLASH MERKATO/ Shkëmbim regjisorësh, Jorginho në pritje të Barçës, sakrifikohet De Jong. Harry Kane “ngrin” Tottenham

F.autor

ITALIA U SHPALL FITUESE NË 2006/ Ja çfarë bëjnë sot kampionët e botës (FOTO)

Delo.autor

FORMULA 1/ Piloti Vettel: Jam më i fortë se kur shpallesha kampion bote, do të shkruaj historinë

Delo.autor

Leave a Comment