Futboll Premier League Sport

GUARDIOLA DOMINOI JURGEN KLOPP/ Ja statistikat që e shpallën kampion në Premier

Mançester Siti triumfoi ndaj Liverpulit në garën e paprecedente për titull këtë sezon në Premier Ligë. Por cilat janë statistikat që fshihen pas suksesit të “qytetarëve”, të cilët u shpallën kampionë pas fitores 4-1 ndaj Brajtonit në “Amex Stadium”, duke e bërë të pavlefshëm triumfin e Liverpulit 2-0 ndaj Uolvesit?

Pep Guardiola golf

REKORDI I TITUJVE Triumfi i Mançester Sitit këtë sezon ishte i katërti në epokën e Premier Ligës, duke i vendosur ata vetëm një titull pas Çelsit. Por a do të arrijnë rekordmenët e Mançester Junajtid (13 tituj) që të rikthejnë kohët e lavdishme sezonin e ardhshëm? Renditja e tyre në vend të 6-të këtë sezon, do të thotë se kanë shumë rrugë të gjatë përpara.

PIKËT Pas rekordit të pikëve që vendosën sezonin e shkuar (100), “qytetarët” përsëritën një tjetër sezon të pabesueshëm. Ata regjistruan shifrën më të lartë të pikëve në historinë e Premier Ligës gjatë dy sezoneve radhazi (198). Përpara sezonit të shkuar, asnjë skuadër nuk kishte grumbulluar më shumë pikë se Çelsi i Zhoze Murinjos në 2004-05 (95).

FITORET Siti fitoi 32 ndeshje në Premier Ligë këtë sezon, po aq sa edhe sezonin e shkuar, duke fituar 84.2% të ndeshjeve. Ata janë kampionët e parë që kalojnë barrierën e 80% fitoreve.

guardiola

DITË NË KRYE Mançester Siti kaloi 240 ditë në krye të klasifikimit sezonin e shkuar, por këtë vit kjo shifër ra në 125, duke treguar sesa e ngushtë ishte gara me Liverpulin. Ata janë kampionët që kanë kryesuar më pak ditë klasifikimin që prej Sitit të sezonit 2013-14, kur kryesuan vetëm 15 ditë.

MINUTA NË DISAVANTAZH Siti vendosi gjithashtu një rekord për sa u përket minutave që e pa veten në disavantazh. Ata ishin vetëm 132 minuta, duke humbur në total 19 më pak sesa sezoni i shkuar dhe 37 më pak sesa vendi i dytë, Liverpuli.

REKORDI I GUARDIOLËS Rekordi i 84.2% të fitoreve të Guardiolës këtë sezon nuk  është më i larti i tij si trajner. Në sezonin e tij të parë te Bajerni i Mynihut (2013-14), ai i udhëhoqi gjermanët drejt 29 fitoreve në 34 javë, duke fituar 85.3% të ndeshjeve. 60.5% fitore që arriti në sezonin e tij të parë në “Etihad”, që është edhe rezultati më i dobët i karrierës së tij, tregon sesa larg i ka dërguar “qytetarët”.

gg

DOMINIM NË ÇDO KATEGORI Siti mund të jetë shpallur kampion vetëm 1 pikë përpara Liverpulit, por statistikat tregojnë se ata e merituan plotësisht titullin. Skuadra e Guardiolës renditet e para për fitoret në shtëpi, në transfertë, gola të shënuar, goditje dhe pasime. Ata janë gjithashtu edhe skuadra që e ka zotëruar më shumë topin dhe ka marrë më pak goditje në portë.

Related posts

SUPERKUPA E SPANJËS/ Ramos i bën dhuratën e madhe, Joao Felix fal Real Madridin (VIDEO)

Delo.autor

PSG nis bisedimet me Conte-n për sezonin e ardhshëm

Sadik.Autor

ARBITROI SKËNDERBEUN NË CHAMPIONS/ Gjyqtari del hapur: Jam homoseksual

Delo.autor

Leave a Comment