Futboll Seria A Sport

Surprizë, Milan kërkon talentin që po shkëlqen në kampionatin belg

Milan ende nuk di mënyrën se si do veprojë në merkaton e verës, pasi është në pritje të një vendimi nga UEFA ndaj kërkesës së klubit kuqezi të paraqitur në muajin maj. Edhe pse ka një konfuzionin në ambjentin kuqezi, drejtori teknik i ekipit Massimiliano Mirabelli vazhdon të monitorojë të rinjtë më premtues në Evropë dhe në mesin e shumë lojtarëve, ai ka evidentuar atë që i përshtatet profilit të lojtarit që ata duan këtë verë. Bëhet fjalë për Leander Dendoncker që aktivizohet në Belgjikë me ekipin e famshëm Anderlecht.

Sipas asaj që raporton portali i famshëm belg ‘HLN’, ekipi kuqezi ka patur këto ditët e fundit një kontakt me agjentin e lojtarit, por akoma nuk janë bërë hapa konkretë. Problemi me mesfushorin që ka lindur në vitin 1995, qëndron tek fakti që për shërbimet e tij duhet të ballafaqohen me konkurrencën e dy skuadrave spanjolle, Betis Sevilla dhe Atletico Madrid, që prej kohësh e kanë vënë në shënjestër.

Përflitet se muajt e fundit spanjollët e Atletico Madrid kanë bërë një kerkesë klubit belg, por këta të fundit e kanë refuzuar. Nuk janë vetëm ekipet spanjolle që kanë shprehur interesim për talentin, por edhe skuadrat e West Ham dhe Crystal Palace që janë të gatshëm për të sjellë Dendoncker në Premier League. Kujtojmë që sezonin e ardhshëm tek Anderlecht do të luajë edhe talenti shqiptar Kristal Abazaj, i transferuar nga ekipi kampion i Shqipërisë, Skënderbeu.

Related posts

Kjo është arsyeja se pse Gjermania nuk e shkarkoi trajnerin Joachim Low

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Shkëlqeu me 4 gola dhe 6 asist, La Liga e shpall lojtarin e muajit!

Delo.autor

PREJ DISA JAVËSH JASHTË FUSHAVE/ Sot iu nënshtrua operacionit, mbrojtësi mbyll aventurën me Interin

Delo.autor

Leave a Comment