Futboll La Liga Sport

HAP ARKAT PËR PËRFORCIMET NË VERË/ Atletico gati oferta 100 milionë euro për yllin e Serie A…

Atletiko Madridi është në një situatë të vështirë ku shumë lojtarë kërkojnë largimin dhe dy shumë të rëndësishëm tashmë nuk janë pjesë e skuadrës.

Grizman dhe Godin janë larguar ndërkohë të tjerë priten të ikin. Por klubi madrilen do të mbushë arkat me para, të cilat do t’i investojë për të bërë një ekip kompetitiv për vitin tjetër.

Sipas “Mundo Deportivo”, flitet se klubi është gati të japë një shifër prej 100 milionë euro për Paulo Dibalën.

Argjentinasi duket se do të ikë nga Juventusi dhe Atletiko është gati ta rrëmbejë. 9 milionë euro pritet të jetë rroga për të, por ende nuk është vendosur gjë.

Related posts

Tirana-Partizani/ Ja si mund të jenë formacionet titullare, ka surpriza nga trajnerët

Isa.Autor

E PABESUESHME/ Ngjashmëritë e frikshme, gjenden sozitë e Messit dhe Ronaldos (FOTO)

Delo.autor

KASTRIOTI-TIRANA/ Pas një goditje nga këndi, Seferi ndëshkon me kokë “Krutanët” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment