Futboll La Liga Sport

“FITUESI I TOPIT TË ARTË”/ PROBLEMET ME LIGJIN: Hidhen poshtë akuzat për MODRIC

Në ditën kur ylli i Real Madridsit pritet që të fitojë Topin e Artë 2018, akuzat kundër tij në Kroaci janë hedhur poshtë. Akuzat kundër mesfushorit të Real Madridit dhe Kroacisë për evazion fiskal, janë hedhur poshtë ka njoftuar gjykata kroate.

Modric ishte akuzuar në mars në lidhje me mashtrimin e tatimeve nga ish drejtori i Dinamo Zagrebit, Zdravko Mamic. Ai ishte akuzuar se ka dhënë “dëshmi të rreme” në qershorin e vitit të kaluar dhe se autoritetet po e hetonin transferin e tij nga Dinamo në Tottenham

Nëse ai do të shpallej fajtor ai do të dënohej me burg pesë vite që do të shënonte edhe përfundimin e karrierës si futbollist për Modricin. Por, të hënën, Gjykata e Zagrebit ka lajmëruar se pasi që ka parë vendimin e gjykatës komunale, anulon aktakuzën kundër Modricit.

Modric pritet që të merr Topin e Artë sonte pasi që ka arritur të marrë më shumë vota se rivalët e tij, Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Antone Griezmann.

Mesfushori fitoi Ligën e Kampionëve tri herë me radhë me Real Madridin para se të arrijë në finale të Botërorit me Kroacinë, një gjë që shumë pak e kishin besuar në fillim të turneut më të madh në botë.

Related posts

​Salah do Këpucën e Artë “për inati” të “Bluve të Londrës”

Sadik.Autor

REKORDI MË I ZI NË LA LIGA/ Ja si u “SHKRETUA” Real Madridi nga Ronaldo

Delo.autor

Nadal triumfon në Barcelonë, ruan kryesimin

Sadik.Autor

Leave a Comment