Futboll Seria A Sport

I JEP ATLETICOS LAMTUMIRËN/ Godin shpërthen në lot, Gati për aventurën në Itali tek……

Diego Godin do të largohet nga Atletiko e Madridit në fund të sezonit për t’iu bashkuar Interit. Mbrojtësi uruguaian mbajti veshur fanellën e klubit nga kryeqyteti i Spanjës, për plot 9 vite, teksa fitoi 8 trofe të rëndësishëm, duke u shndërruar në një legjendë.

Nëpërmjet një konference për shtyp ku ishin të pranishëm afro 1300 persona, Godin “ndarjen” me Atletikon për të nisur një etapë të re në karrierën e tij.

Gjatë prononcimit të tij, uruguaiani nuk i kurseu as lotët teksa u shpreh: “ Dua t’iu njoftoj se këto janë ditët e fundit këtu dhe ndeshjet e fundit me fanellën bardhëkuqe. Faleminderit të gjithëve, ky nuk është një klub është një familje. Do të mbetem përgjithmonë një tifoz”.

Gushtin e kaluar Godin ishte afër Mançester Junajtid. “Unë zgjodha të qëndroj në atë moment, ishte vendimi im dhe sot nuk më vjen keq. Unë u përpoqa të qëndroja në këtë klub, u takuam kaq shumë herë në këto muaj, por në mënyrë të qartë nuk kemi gjetur një marrëveshje për të vazhduar së bashku. Ndryshime të bëjnë të përmirësohesh dhe të rritës. Nuk pendohem për asgjë, unë do të mbështes Atletikon kudo që të shkoj”, përfundoi 33-vjeçari.

Related posts

TË GJITHË KUNDËR TRAJNERIT KOEMAN/ Mesfushori Pjanic: Barcelona do të rikthehet, por me një udhëheqës të mirë

Delo.autor

Milani arrin marrëveshje me dy futbollistë

Q.Autor

SHKËLQEU NË BOTËROR/ Legjenda e portës largohet pas 15 viteve nga kombëtarja e…

Isa.Autor

Leave a Comment