Futboll Kategoria Superiore Sport

DERBI I “ZJARRTË” KRYEQYTETAS/ Klubi i Partizanit publikon çmimet e biletave, ja sa kushton (FOTO)

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook”, klubi i Partizanit ka bërë publike edhe çmimet për derbin ndaj Tiranës që do të zhvillohet ditën  e diel në orën 16:30.

tirona fanatics derbi

Ndryshe nga herët e tjera, vihet re një rritje e çmimeve të biletave, teksa një biletë në tribunat qendrore do të kushtojë 2500 lek të reja, ndërkohë që në të gjitha tribunat  e tjera çmimi do të jetë 500 lek të reja. Biletat do të dalin në treg ditën e mërkurë rreth orës 10:00 të paradites.

POSTIMI I KLUBIT: 

INFORMACION për ÇMIMET E BILETAVE
FK PARTIZANI – KF TIRANA
E DIEL 12 MAJ ORA 16:30

Ju njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në Tribunat respektive të stadiumit “Selman Stërmasi” do te jenë:

Biletat në Tribunat A1, A2 dhe B1 , B2 do të kushtojnë 2 500 Lek (të reja)

Biletat në Tribunat C1,C2,D1,E,F,G1,G2,H1,H2 do të kushtojnë 500 Lek (të reja)

Tifozeria kuqe do të ketë në dispozicion Tribunat: B1,B2,C1,C2,D1,E,F,G1,G2

Tifozeria bardheblu do të ketë në dispozicion Tribunat: A1,A2, H1,H2

Biletat do të mund ti siguroni duke filluar nga dita e Mërkurë e në vazhdim ora 10:00 deri 19:00 pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Gjithashtu Biletat mund ti gjeni edhe pranë dyqanit “Joma” Sponsori Teknik i skuadrës, pranë Godinës “ETC” te Rruga e Elbasanit.

Related posts

​Juventus ndërron mendje për Alex Sandro

Q.Autor

KËRCËNOI MESSIN/ FIFA merr vendimin E ASHPËR ndaj kreut të federatës…

Isa.Autor

“LAMTUMIRË LEGJENDA E KUQE MIÇO PAPADHOPULI”/ Partizani ka këtë mesazh ngushëllimi (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment