Futboll Seria A Sport

ICARDIN NUK E DO ASKUSH/ Asnjë ofertë për ish-kapitenin, Interi hedhin sytë në Premier tek…

Një gol në 494 minuta. Për më tepër me penallti. Bilanci i Mauro Ikardit pas rikthimit nga çështja “shiriti i kapitenit” është i tmerrshëm.

Edhe ndaj Kievos, skuadër që ka pësuar 75 gola në sezon, Mauro u limitua vetëm në 2 goditje me kokë, 25 topa të prekur dhe konfirmoi mungesën e bashkëpunimit me pjesën tjetër të skuadrës. Në të gjithë sezonin ka shënuar 1 gol në çdo 215 minuta, ashtu si Defrel.

Është shumë larg mesatares së Piontek (1 gol çdo 133 minuta) për ta krahasuar me rivalin e qytetit. Fërshëllimat e stadiumit që e shoqëruan në daljen e tij nga fusha e lojës janë një tjetër risi. “Meazza” që e priti krahëhapur nga rikthimi (përveç ultrasve) duket se i ka kthyer shpinën bomberit. Nga ai prisnin golat vendimtarë për rrugëtimin në Champions dhe për të pasur siguri për të ardhmen. Por Interi duhet të gjente golat në tjetër mënyrë dhe Mauro Ikardi nuk ka funksionuar më që nga koha kur i hoqën shiritin e kapitenit. Drejtuesit donin që t’ia rrisnin vlerën në merkato numrit 9 për ta shitur në verë, por deri tani kjo gjë nuk ka funksionuar.

NUK E DUAN- Me dy ndeshje nga fundi (në njërën me siguri do të jetë Lautaro titullari), shanset për të treguar se është akoma “vrasës” në zonë janë të pakta. Interi rrezikon që të ketë bërë autogol me Ikardin, sepse skuadrat që e kërkojnë në këto momente janë të pakta, për të mos thënë zero.

Marota dhe Auzilio duhet që të monetizojnë shitjen e tij, por vlera e Ikardit në merkato ka rënë ndjeshëm. Vanda Nara nga njëra anë thotë se e duan shumë skuadra dhe se dëshiron të qëndrojë tek Interi, por e vërteta është që në drejtim të zikaltërve deri tani kanë mbërritur 0 oferta zyrtare.

LUKAKU- Antonio Konte (trajner i ardhshëm) duket se ka dhënë lejen për shitjen e Ikardit, sepse sulmuesi i tij i preferuar është Romelu Lukaku. Marota ka nisur kontaktet me agjentin e tij Pastorelo, por edhe me Mançester Junajtid për të arritur marrëveshjen për transferimin e belgut në Milano. Lukaku dëshiron të provojë veten në Serinë A dhe për më tepër nuk është pjesë e planeve të trajnerit Solskjaer. Fillimisht duhet që të shitet Ikardi, por ky është problemi.

Related posts

Donnarumma, vetëm 19 vjeç/ Ja rekordi që do të vendosë nesër

Sadik.Autor

VLLAZNIA-SKËNDERBEU/ Nis festa në “Loro Boriçi”, Hoxhaj ndëshkon “Korçarët” (VIDEO)

Delo.autor

EMOCIONON ME LAMTUMIRËN E TIJ/ Pjanic: Fanella e Juventus si lëkurë e dytë!

Delo.autor

Leave a Comment