Futboll Seria A Sport

ISHTE HEROI I SFIDËS KUNDËR FROSINONE/ Donaruma rikthehet në nivelin më të mirë, ja e ardhmja për të

Duken të largëta kohët, kur portieri i Milanit, Xhanluixhi Donaruma, kontestohej. I është kthyer në nivelin e tij më të mirë dhe ndaj Frozinones ishte vendimtar me pritjen e penalltisë, kur rezultati ishte 0-0. Në momentin më të komplikuar për Milanin ai ndryshoi fatin e ndeshjes. Trajneri Gatuzo e falënderoi, ndërsa tifozët i dedikuan disa kore gjatë dhe pas ndeshjes.

Nuk është e hera e parë këtë sezon, që Donaruma shpëton Milanin. Ai ka pasur një rendiment mjaft të lartë gjatë gjithë kampionatit. Ditët e fundit ka dalë sërish në skenë PSG-ja dhe në verë mund të rifillojë telenovela e mëparshme për portierin italian.

Kontrata e Donarumës me Milanin skadon në 2021-shin, por nuk përjashtohet mundësia që palët të takohen javët e ardhshme për zgjatjen e saj. Tani, “blindimi” i portierit Donaruma është kthyer në një prioritet për klubin kuqezi.

Related posts

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Real Madrid-Sevilla. Rezultati 2-2

Delo.autor

As MESSI dhe as RONALDO/ Hugo Lloris zbulon sulmuesin më të FRIKSHËM për të

Isa.Autor

E BËN VERË NË MES TË DIMRIT/ Wanda Nara shkakton tërmet, rizbulon zogun në rrejtet sociale (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment