Futboll Seria A Sport

“JAM SULMUAR NË MËNYRË TË…”/ Legjenda e Italisë del para Gjykatës së Padovës

Roberto Baggio është prezantuar ditën e djeshme në sallën e Gjykatës së Padovas si dëshmitar.

Për 15 minuta, ai ka treguar për ofendimet e marra ndër vite dhe të përsëritura nga Paolo Mokavero i organizatës “100 % animalistë”, i cili që prej vitit 2015 e ka ofenduar figurën e ish-futbollistit, si rrjedhojë e pasionit të “Bishtalecit të Artë” për gjuetinë.

Mbërritja e ish-“Topit të Artë” në Gjykatë nuk kaloi indiferente, madje dhjetëra fansa, pas deponimit të tij, e pritën dhe Roberto Baggio u lejoi atyre fotografi dhe autografe, mbi topa e fanella të tij.

“Jam një gjuetar, por i dua kafshët. Jam sulmuar në mënyrë të padrejtë”, tha Baggio pas daljes nga Gjykata.

Related posts

Transferimi i mundshëm i Neymar tek Reali, vjen reagimi edhe nga Iniesta

Q.Autor

U BË E NJOHUR PAS NATËS SË ZJARRTË ME ICARDIN/ Modelja argjentinase tashmë fiksohet me… Messin

F.autor

Saki analizon derbin: Ja kujt duhet t’i besojë Gatuzo, këto ndeshje janë për…

Isa.Autor

Leave a Comment