Futboll Kategoria Superiore Sport

JAVA E FUNDIT NË SUPERIORE/ Kukësi nënkampion, Bien Kastrioti e Kamza. Ja verdiktet

Kategoria Superiore luajti ditën e sotme javën e saj të fundit për sezonin 2018-2019, pikërisht javën e 36-të.

Tashmë, janë përcaktuar edhe ekuacionet që nuk kishin një zgjidhje. Kështu, Partizani e mbyll Superioren me 70 pikë, në vendin e parë, dhe këtë verë do të luajë në Champions League,  ndërkohë që 59 pikë numëron Kukësi në vendin e dytë.

Në vendin e tretë renditet Teuta, me 57 pikë, që bashkë me kuksianët, janë ekipet që sigurojnë një vend për në Europa League sezonin tjetër. Më poshtë gjendet Skënderbeu, me 55 pikë. Vetëm vendi i pestë për Flamurtarin, që në total grumbulloi plot 54 pikë, në një edicion plot me probleme.

Zhgënjen Laçi, që e mbyll kampionatin në vendin e gjashtë, me 49 pikë. Tirana dhe Luftëtari numërojnë të dyja nga 47 pikë, përkatësisht në vendin e shtatë dhe të tetë, dhe kaluan kështu rrezikun që i kanosej, duke shpëtuar këtë sezon nga rënia një kategori më poshtë.

Kamzës, që ishte përjashtuar nga Komisioni i Disiplinës, i bashkohet Kastrioti, një kategori më poshtë tashmë, që e mbylli sezonin në vendin e nëntë, me 42 pikë.

REZULTATET – JAVA 36

KUKËSI-KASTRIOTI 3-1

Rexhinaldo 80′, 90′, Shkurtaj 85′ / Ymeri 29′ 

TEUTA-LAÇI 2-0

Kallaku  90′ (p), Kamara 90+2′

TIRANA-FLAMURTARI 3-0

Doka 65′, 67′, Hasani 79′

LUFTËTARI-PARTIZANI 1-1

Hanti 10′  / Cinari 90+3′ 

KAMZA-SKËNDERBEU (0-3 NË TAVOLINË)

RENDITJA – JAVA 36 

Related posts

Zyrtare: Mkhitaryan do të veshë fanellën me numër 7 te Arsenal

Q.Autor

LISTA E GOLASHËNUESVE MË TË MIRË TË TË GJITHA KOHRAVE/ Çuditërisht në krye nuk është Pele

Isa.Autor

PAS KRITIKAVE TË “PLESHTIT” PËR COPA AMERICA/ Presidenti i Brazilit reagon: Kjo është një shfaqje për…

Delo.autor

Leave a Comment