Futboll Kategoria Superiore Sport

I SIGUROI MBIJETESËN TIRANËS/ Trajneri Mema: Kemi kaluar një stres të madh, shpresojmë të…

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema ka folur i lumtur pas fitores 3-0 ndaj Flamurtarit, rezultat i cili i siguroi mbijetesën bardhebluve.

Në një reagim për “Supersport”, Mema ishte i paqartë për të ardhmen e tij, duke lënë të hapur çdo mundësi në lidhje me klubin për sezonin e ri.

“Pjesa e parë ka qenë me një ngarkesë psikologjike ekipi. Pjesa e dytë, me golin, u lirua disi skuadra. Vlora na vuri edhe në vështirësi, në pjesën e parë. Pastaj, kuptohet, ne kemi kaluar një stres të madh. Stres ishte dhe ndeshja në Laç. Dua të falënderoj çunat, sidomos tani në finish, kanë bërë ndeshje të mira. Shpresoj që ndeshjen e ardhshme, të jemi më të qetë psikologjikisht, dhe të shprehemi si duhet. Shpresojmë të fitojmë Kupën’, tha fillimisht ai.

“Më pëlqyen golat, ishin të bukur dhe i shijova. Doja që Hasani të dilte golashënues i kampionatit. Luan sulmues i dytë, dhe për kontributin që ka dhënë e meritonte këtë trofe individual”, vijoi ai.

Si e shikoni ndryshimin të përgatisni një ndeshje për mbijetesë, dhe tani 2 ditë për të përgatitur një finale Kupe?

Kur je në stres, është e vështirë të përgatisësh ndeshjen. Duhet të punosh psikologjikisht, t’i motivosh, më shumë se të shpjegosh manovra. Ekipi erdhi duke e rritur lojën. Ndeshja me Kukësin, do jetë më e lehtë për ta përgatitur. Tani shkojmë edhe të qetë drejt finales. Do bëjmë maksimumin për ta fituar atë Kupë.

Keni premtuar që të vërtetat do i thoni në fund të kampionatit…

Të vërteta, i them gjërave që janë të dukshme, siç i shikoni ju dhe unë bashkë. Dua të jem një njeri me një standard. Gjërat duhen thënë siç janë, dhe jua kam premtuar që do ju them gjithçka.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Tottenham në ndjekje të objektivit të “Kuqezinjve”, londinezët përgatisin sulmin në…

Delo.autor

SERIE A/ Parma surprizon, sfidon Napolin për yllin italian

Sadik.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Vllaznia-Luftëtari. Rezultati 4-0

Delo.autor

Leave a Comment