Futboll Kategoria Superiore Sport

JAVA E PARAFUNDIT NË SUPERIORE/ “Lumë” golash në minutat e fundit, shikoni të gjitha rezultatet

Janë duke u luajtur, 4 sfidat e vlefshme për javën e parafundit të Kategorisë Superiore. Padyshim që vëmendja më e madhe është në përballjet Laçi-Tirana dhe Kastrioti-Teuta që do të vendosin në një farë mënyrë për sa i përket mbijetesës dhe Europës.

kategoria-superiore

Përballje tepër interesante dhe ajo mes kampionëve të Partizanit dhe Kukësit, që ishte rivali i të kuqve, disa javë nga fundi i kampionatit. Ndërkohë Skënderbeu i Orges Shehit pret në shtëpi Luftëtarin e “gjymtuar”, i cili ka siguruar mbijetesën dhe luan pa objektiv. Korçarët do të shpresojnë në një hap fals të rivalëve për të kapur një nga vendet që të çojnë në Europë.

REZULTATET LIVE: 

KASTRIOTI – TEUTA 2-1

Roxher 69′, Vatnikaj 72′ / Kallaku 84′

 

85′ Këtë herë shthurret totalisht Kastrioti. Lojtarët e Teutës futen lehtësisht në zonën krutane, teksa Kallaku i vetëm me portierin ngushton diferencën, 1-1.

 

73′ Kastrioti shënon sërish. Pas një depërtimi të Pepës në afërsi të zonës, shërben te Vatnikaj i pambuluar, që nuk e ka të vështirë të shënojë, 2-0 për Kastriotin. Teuta thuajse e dorëzuar në fushë, lë hapësira të frikshme në mbrojtje.

69′ Gooool Kastrioti. Shthuret Teuta! Roxher bën çfarë të dojë në zonë me mbrojtësit e Teutës, gjuan me të majtën dhe shënon golin e parë.

PARTIZANI – KUKËSI 0-1

Çinari 84′ / Rexhinaldo 46′

LAÇI – TIRANA 1-3

Shtubina 61′ / Greca 6′ , Kobina 34′ , Hasani 84′ 

gol shtubina 1-2 on Vidnews.

SKËNDERBEU – LUFTËTARI 2-0

Pervan 26′ , 50

Related posts

“LUFTA” PËR TITULLIN E PREMIER/ Pakënaqësi tek Liverpooli, mesfushori fajëson…

Delo.autor

PREKËSE/ Mbërriti në Itali me gomone, lojtari i Romës përlotet kur tregon historinë e tij

Delo.autor

MUNGONTE NJË LOJTAR/ I biri thërret SCHOLES: Legjenda luan në kategorinë e 11-të

Isa.Autor

Leave a Comment