Futboll Kategoria Superiore Sport

SUPER SFIDA ME “VERILINDORËT” NË BARAZPESHË/ Partizani i pamposhtur në ditën e festës

Është mbyllur në barazim 1-1 supersfida mes Partizanit dhe Kukësit e vlefshme për javën e parafundit të Kategorisë Superiore. Kampionët në fuqi nuk kanë shkuar më shumë se barazimi në ditën e festës së titullit kampion.

Partizani-Kukesi

Kukësi kaloi i pari në avantazh me anë të Rexhinaldos në minutën e 48-të, ndërkohë që për të shmangur humbjen mendoi shkodrani Çinari, i cili i hedhur në fushën e lojës nga stoli, barazoi shifrat në minutën e 84-t.

bandicam 2019-05-26 17-49-32-180

Duhet theksuar atmosfera fantastike në shkallët e stadiumit nga tifozët e Partizanit! Festa është e gjitha e tyre, pas pritjes 26 vjeçare.

PARTIZANI – KUKËSI 1-1

Çinari 84′ / Rexhinaldo 46′

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi. 

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

84′ GOOOOL PARTIZANI 1-1/ Vendoset baraspesha në “Selman Stërmasi”. Erald Çinari gjen rrugën e rrjetës. I hedhur nga stoli, futbollisti shkodran nuk ka falur nga brenda zonës duke mposhtur portieri Frashëri. 

76′ Jasir Asani ndëshkohet me karton të verdhë për simulim. Nuk e fal gjyqtari Hamiti, i cili e ndëshkon me karton të verdhë.

74′ Pranë golit të barazimit Partizani, gjuajtja e Dilaver Dukës ndalet nga portieri Frashëri.

72’ Edhe Gjoka bën 2 zëvendësime, Dzaria dhe Çyrbja zënë vendin e Limajt dhe Kordeiros.

70’ Gega kryen brenda pak minutash tre zëvendësimet duke larguar Ibrahimin, Telushin e Trashin, për të aktivizuar Çinarin, Koten e Kalarin.

60′ Tifozët e Partizanit dhurojnë spektakël me tymuese të kuq. Ndërkohë nuk mungojnë as surprizat nga ajër, teksa një parashutë patrullon mbi “Selman Stërmasi”.

59′ Pranë golit të dytë Kukësi me Melon. Gjuajta e brazilianit ndalet nga shtylla e majtë pingule.

58′ Limaj provon me një gjuajtje të rrezikshme nga distanca, topi shkon jashtë kuadratit.

50′ Pranë golit të dytë Kukësi me Shkurtajn, por gjuajtja e sulmuesit ndalet nga portieri Hoxha.

46′ GOOOOL KUKËSI 0-1/ Supergol me kokë, Rexhinaldo kalon në avantazh skuadrën e Gjokës. Pas një harkimi nga e djathta, sulmuesi i gjendur i vetëm brenda zonës, ka goditur bukur me kokë, duke e dërguar topin në trekëndëshin e Hoxhës. 

Përfundon pjesa e parë. 

45+1′ Pranë golit Kukësi. Verilindorët provojnë me një skemë “alla De Biazi”, por Shkurtaj nuk tregohet i saktë në momentin e fundit, teksa gjuajtja e sulmuesit shkon ngjitur me shtyllën.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

42′ Kukësi më kërkues në këto minuta, por mungojnë rastet e rrezikshme në portën e Alban Hoxhës.

33′ Drithërima në portën e Kukësit. Jasir Asani lëshon një predhë nga distanca, por grushton mjaft bukur portieri Frashëri që largon rrezikun në këndore.

29′ Goditje dënimi për Kukësin në limetet e zonës, provon Cuculi, topi ndalet nga Dilaver Duka.

23’ Telushi provonë të djathtën  nga distanca, topi shkon larg katërkëndorit të Frashërit.

21’ Presing i lartë i Kukësit në këto momente, duke mos lejuar Partizanin që të dalë në lojën e vetë.

17′ Mala dhe Asani kombinojnë bukur në afërsi të zonës, ky i fundit provon të shërbejë me finte për Mensah, që shkakton fuall në sulm.

13′ Jasir Asani provon të suprizojë me një goditje nga distanca, topi shkon jashtë kuadratit.

8′ Pranë golit Kukësi. Atanda bën heroin duke larguar topin shumë pranë vijës fatale, teksa i ka hequr një mundësi të artë Rexhinaldos që ndodhej shumë pranë tij.

1′ Ka nisur sfida në “Selman Stërmasi”. Atmosferë elektrizuese në startin e ndeshjes. Lojtarët e Kukësit mirëpresin kampionët. Nuk mungon as koreografia fantastike e tifozëve.

 

Related posts

JUVENTUS-NAPOLI/ Pas një asist nga Politano, Mertens ndëshkon “Zonjën e Vjetër” (VIDEO)

Delo.autor

FESTOI 29-VJETORIN/ Balotelli shfaqet me rrudha dhe thinja: Plakja nuk më ndryshon…

Delo.autor

BARCELONA-REAL MADRID/ Ter Stegen-Courtois, gati të sfidohen dy portierët me shpirt sulmuesi

Delo.autor

Leave a Comment