Futboll Premier League Sport

JEP LAJMIN E KEQ PËR TIFOZËT/ Klopp konfirmon: Firmino do të mungojë në ndeshjen kundër…

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka dhënë një lajm aspak të mirë për tifozët e skuadrës.

Pas fitores së mbrëmshme të Liverpool kundër Newcastle United, me rezultatin 2:3, trajneri ka bërë të ditur pas ndeshjes për mungesat e skuadrës së tij në ndeshjen e ardhshme.

‘The Reds’ do të jenë nikoqirët e Barcelonës në ‘Anfield’ në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, ku duhet të përmbysin disavantazhin prej 3:0.

Në këtë ndeshje, Klopp ka konfirmuar se nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e sulmuesit Roberto Firmino.

“Ai nuk do të jetë i gatshëm për të martën, kurse për pjesën e mbetur, do të shohim” ka thënë gjermani.

Mungesa e brazilianit është një goditje e rëndë për skuadrën e Liverpool, e cila mbrëmë pa edhe Mohamed Salah të mbetej i shtrirë në fushë pas një lëndimi në kokë, që ia pamundësoi vazhdimin e ndeshjes.

Trajneri i skuadrës ka bërë të ditur se Firmino do të jetë në dyshim edhe për ndeshjen e fundit të Premierligës.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë rotacionet e Klopp për ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve, në tentativën e tij për një përmbysje të kampionëve të Spanjës.

Related posts

E BUJSHME/ JUVENTUSI arrin akordin me RONALDON për 100 milion euro

Isa.Autor

BEFASUESE/ Neymar mund ta bllokojë transferimin e këtij super sulmuesi te Real Madrid

Delo.autor

NUK ËSHTË SARRI/ Dy trajnerët e vetëm që CR7 i kërkon te Juventus

Delo.autor

Leave a Comment