Futboll Premier League Sport

ZBULON TË ARDHMEN E PAUL POGBA/ Vëllai futbollist rrëfen: Gjërat do të ndodhin gjatë…

Florentin Pogba thotë se “gjërat do të ndodhin gjatë verës”, ndërsa foli për të ardhmen e vëllait të tij, Paul, te Manchester United. Fituesi i Kupës së Botës me Francën vazhdon të jetë i lidhur me një transferim te Real Madridi në fund të një sezoni tjetër jo të lumtur në “Old Trafford”. Zinedine Zidane nuk e ka fshehur admirimin e tij për Pogba, duke pranuar në mars se do t’i interesonte ta merrte atë në “Bernabeu”.

Mbrojtësi i Atlanta United, Florentin Pogba, që nga ajo kohë është pyetur disa herë për të ardhmen e vëllait të tij, por nuk ka lënë diçka të qartë që të kuptohet. “Nuk e di nëse Paul do të qëndrojë te Manchester United, – tha ai për “AS”. – Shumë gjëra mund të ndodhin në futboll. Mund t’ju them një gjë sot dhe një gjë tjetër nesër, sepse gjërat do të ndodhin.

Vera po afron dhe do të shohim nëse Paul do të qëndrojë, apo do të largohet. Për momentin, gjithçka dua është që vëllai im të jetë i lumtur, të luajë sikur di. Sipas mendimit tim, Paul ka bërë një punë të mirë. Sikurse po e shohim, Manchester United do ta ketë të vështirë të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve. Megjithatë, duhet të presim edhe dy ndeshje”

Related posts

VEPRIMI I ÇUDITSHËM/ Sterling SHPJEGON festimin e golit ndaj Arsenalit

Isa.Autor

Vit i ri, avaz i vjetër. PSG e nis 2018-ën në mënyrë spektakolare

Q.Autor

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA/ Interi bën gati 80 milionë euro për yllin e Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment