Futboll Seria A Sport

JEP LAMTUMIRËN PAS 18 SEZONESH ME ROMËN/ “Olimpico” në këmbë për të përshëndetur De Rossin (VIDEO)

Pas 18 vitesh me fanellën e Romës, erdhi momenti që Daniele De Rossi të zbresë në fushë për herë të fundit me fanellën verdhekuqe, në ndeshjen e javës së fundit të kampionatit, përballë Parmës.

Stadiumi “Olimpico” kishte një numër të konsiderueshëm spektatorësh, të cilët ishin përgatitur për të respektuar për herë të fundit njërin prej legjendave të skuadrës së Romës, duke shprehur gjithë dashurinë ndaj tij, nëpërmjet pankartave, koreve dhe duartrokitjeve.

Nga ana tjetër, Claudio Ranieri e hodhi në fushë nga minuta e parë dhe me shiritin e kapitenit, numrin 16, ndërsa pak minuta nga fundi, e zëvendësoi me Under, për t’i dhënë mundësi De Rossit, të ndjejë për herë të fundit afeksionin e publikut verdhekuq.

Related posts

TJETËR KRITIKË PËR MBAPPE NË FRANCË/ Jérome Rothen: Shkon kundër mënyrës se si luajnë shokët e skuadrës

Delo.autor

KURRË NUK ËSHTË PARË KËSHTU/ Ja momenti kur Messi harbohet në festën e tij private (VIDEO)

Delo.autor

Skuadra i pëson gol, grushta djalit që kap topat (Video)

Q.Autor

Leave a Comment