Futboll Sport

JO VETËM ICARDI/ Formacioni i të përjashtuarve nga Argjentina, ja lista befasuese

Argjentina dhe Brazili kanë zyrtarizuar listat e lojtarëve të grumbulluar për Kupën e Amerikës dhe polemikat për zgjedhjet e bëra nuk kanë munguar, edhe pse nuk është e mundur t’i kënaqësh të gjithë. Gjithsesi, lojtarët e lënë jashtë nga Tite dhe Scaloni mund të formojnë një ekip që  do të ishte favorit për të fituar kupën.

Portier

Në portë është Geronimo Rulli, portier i Real Sociedad, i cili ka parë Armani-n, Andrada dhe Marchesin që të marrin tre vendet në dispozicion. Për të, i cili ka qenë edhe në orbitën e City-t, nuk ka mjaftuar sezoni i katërt radhazi pozitiv në San Sebastian.

Mbrojtës i djathtë

Gabriel Mercado, një nga të besuarit e kombëtares argjentinase në vitet e fundit. Në moshën 32 vjeç, mbrojtësi i Sevilla-s mund të ketë humbur shansin e fundit për të fituar një trofe me fanellën e Albiceleste-s. Në vendin e tij janë grumbulluar Saravia dhe Casco, mbrojtës i majtë, por që mund të luajë edhe në krahun  tjetër.

Qendërmbrojtës

Nuk  ka mjaftuar besimi që i ka dhënë Sarri dhe një finale e Europa League, David Luiz mbetet jashtë listës së Tite-s. Sigurisht, 32-vjeçari i londinezëve mund të jetë viktimë e dëshirës për të rinuar organikën e Brazilit, por mungesa e tij pas një dhjetëvjeçari bie në sy. Tite ka preferuar Thiago Silva-n, Marquinho-s, Miranda dhe Eder Militao në vendin e tij.

Qendërmbrojtës

Viktimë e sezonit shumë të keq te Manchester United, pa harruar dëmtimet që e kanë detyruar të kalojë më shumë kohë në stol dhe në infermieri në sezonet e fundit (dy dëmtime serioze në gju ), Marcos Rojo nuk është grumbulluar nga Albiceleste për Kupën e Amerikës.

Mbrojtësi argjentinas do të jetë i detyruar t’i ndjekë ndeshjet nga shtëpia, duke parë se Scaloni ka preferuar të grumbullojë para tij Foyth, Otamendi-n, Pezzella dhe Funes Mori.

Mbrojtës i majtë

Një nga mungesat më të bujshme të kësaj liste. Mbrojtësi i Real Madrid ka kaluar një sezon të komplikuar, por përjashtimi i atij që për vite me radhë është konsideruar më i miri në botë në rolin e tij, ka krijuar më shumë se një polemikë. Në vendin e tij është marrë Alex Sandro dhe Filipe Luis.

Mesfushor

Nga objekt misterioz te Liverpool-i i Klopp te protagonist i netëve të Champions-it (aq sa është goditur me gusht nga Messi), por kjo nuk ka mjaftuar t’i sigurojë një vend në kombëtare.

Sezoni i Fabinho-s ka qenë shumë i çuditshëm dhe ish-ylli i Monaco është ndoshta një nga përjashtimet më të rëndësishme nga listat e të grumbulluarve për Kupën e Amerikës.

Problemi kryesor është se ai mbulon dy pozicione ku ka shumë konkurrencë, duke parë se në mesfushë janë dy të paprekshmit Casemiro dhe Fernandinho, ndërsa në krahun e djathtë të mbrojtjes zgjedhja e parë mbetet Dani Alves.

Mesfushor 

Konsiderohet si pasardhësi i Ma  cherano-s, por historia e Ascacibar me kombëtaren nuk ka nisur shumë mirë. Mesfushori i Stuttgart ka humbur vendin ne listën e Scaloni-t.

Ka ndikuar skualifikimi me gjashtë ndeshje që lojtari ka marrë se ka pështyrë talentin e Bundesliga-s, Havertz? Ku i dihet… Ndërkohë, në vendin e tij janë marrë Palacios dhe Guido Rodriguez.

Mesfushor sulmues

Dëmtime dhe një marrëdhënie aspak të mirë me Allegri-n. Douglas Costa ka paguar për problemet e shumta që ka pasur në këtë sezon, i kaluar në stolin  e Juventus-it dhe i mbyllur me një përjashtim nga lista e  Brazilit.

Ish-ylli i Bayern-it, gjithsesi, mund të ngushëllohet për faktin se Tite ka pasur aq shumë alternativa në dispozicion sa ka lënë në shtëpi yje të tjerë.

Mesfushor sulmues

Një nga këta yje është edhe lojtari që i dhuroi   Tottenham-it finalen e Champions League kundër Ajax-it. Lucas Moura, autori i tre golave që fundosën Ajax-in, do ta shikojë Kupën e Amerikës nga shtëpia.

Sigurisht, ndoshta do ta bëjë me trofeun e Champions-it në krah, por ka pak mundësi që ylli i Spurs të jetë i lumtur për këtë përjashtim.

Mesfushor sulmues

Një yll i ri i paguar shtrenjtë, një lojtar me shumë perspektivë. Në fillim u dërgua tek ekipi i dytë, më pas u rikuperua dhe u   bë i domosdoshëm. Më pas u dëmtuar dhe tani është përjashtuar edhe nga Kupa e Amerikës.

Gjithçka mund të thuhet për  Vinicius, por jo se ka pasur një sezon të qetë në vitin e tij të parë me Real Madrid.  Dhe Tite, duke mos besuar te rikuperimi i tij i plotë, e ka lënë në shtëpi.

Cilët janë mesfushorët e tjerë sulmues të grumbulluar nga Brazili? Paqueta, Coutinho, Neymar, David Neres, Everton dhe Richarlison…

Qendërsulmues

Në fund, i përjashtuar i madh. Ka bërë më shumë zhurmë mungesa e Mauro Icardi-t në listën e Scaloni-t sesa kthimi, për disa ishte në dyshim, i Leo Messi-t.

Sulmuesi i Inter-it do të humbasë kështu kompeticionin kontinental, ndërsa sulmi i Albiceleste do të udhëhiqet (natyrisht) nga “Pleshti”, por edhe nga Kun Aguero, interisti tjetër Lautaro Martinez,   juventini Dybala dhe nga surpriza Matias Suarez.

Related posts

UPS! Zbulohet aksidentalisht numri i Coutinhos te Bayerni

F.autor

DO LARGOHET NGA LIVERPOOL NË MERKATON E VERËS/ Xherdan Shaqiri nis stërvitjen me…

Delo.autor

Tjetër largim nga Chelsea, kampioni i botës drejt Atletico Madrid

Isa.Autor

Leave a Comment