Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Lëvizje mjeshtërore e Igli Tares, rinovon me yllin spanjoll…

Lazio ia ka dalë të mbajë një nga lojtarët e saj më të mirë. Bardhekaltrit kanë njoftuar rinovimin e kontratës, deri në vitin 2025, me Luis Alberto. Kjo ka ndodhur pikërisht në ditëlindjen e tij. “S.S. Lazio njofton se ka zgjatur kontratën ekonomike të futbollistit Luis Alberto Romero Alconchel deri më 30 qershor 2025”, – njofton klubi kryeqytetas, me drejtor sportiv Igli Tare.

Marrëveshja e mëparshme e spanjollit skadonte më 2022. Një shenjë tjetër pozitive për Simone Inzaghi, pas rinovimit të Immobile dhe konfirmimit të Milinkovic-Savic. Sezonin e kaluar, spanjolli dha asiste në kuota dyshifrore, për herë të dytë që kur luan për Lazio, ga viti 2016. E ardhmja e tij është vendosur përfundimisht, te bardhekaltrit.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ “Zikaltërit” i kundërpërgjigjen Barcelonës: Doni Lautaron? Na jepni Griezmannin!

Delo.autor

LA LIGA/ Valverde: E pamundur të zëvendësosh Iniesta-n

Sadik.Autor

LAJMI I FUNDIT/ Vdes LEGJENDA e futbollit Diego Armando MARADONA

F.autor

Leave a Comment