Futboll Seria A Sport

KARTONI I KUQ I PAQUETAS KUNDËR BOLOGNAS/ Gjyqtari shkeli rregulloren me brazilianin, ja reagimi (VIDEO)

Ndikon pak në rezultat, por menaxhimi i kartonit të kuq të Paketas ishte i dobët nga arbitri i sfidës së djeshme. Marko Di Belo, pasi i dha karton të verdhë brazilianit për protestë, i tregoi të kuqin kur ai e godit në duar në nervozizëm e sipër. Paketa mendonte se kishte pësuar faull dhe nuk pati durim të priste reagimin e arbitrit.

Paketa Milan

Ky i fundit gjithashtu gaboi teksa e shtyu fizikisht lojtarin e Milanit për të dalë nga fusha. Rregullorja e arbitrave italiane nuk parashikon në asnjë nen të saj që arbitri duhet të shoqërojë jashtë fushe fizikisht një lojtar, të cilin sapo e ka ndëshkuar me karton të kuq.

Prekja nuk është pjesë e rregullores dhe sado e parëndësishme në dukje, mund të ndikojë në vlerësimin e Di Belos nga eprorët e tij në ndeshjen e djeshme.

Related posts

Dëmtimi i Ronaldos, Zidane jep një deklaratë të papritur

Sadik.Autor

KALON ME SUKSES TESTET ANTI-DOPING/ Reagon peshëngritësi Calja: Treguan pastërtinë dhe vërtetësinë e…

Delo.autor

LIVERPOOL-HUDDERFIELD/ Mane mposht portierin me një goditje me kokë, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment