Futboll Gossip Sport

AKUZOI NEYMAR PËR PËRDHUNIM/ Modelja nën akuzë për shantazh

Policia braziliane ka ngritur padi kundër një modeleje e cila kishte akuzuar yllin e futbollit, Neymar, se e kishte përdhunuar në një hotel në Paris. Modelja tani akuzohet për shantazh.

Najila Trindade the ish bashkëshorti i saj, Estivens Alves, janë akuzuar se kanë mashtruar gjykatën me qëllim për të zhvatur sulmuesin e Brazilit.

Neymar i kishte kundërshtuar të gjitha akuzat duke këmbëngulur se marrëdhënia e tyre kishte qenë me pëlqimin e të dyve. Ai postoi një video ku tergonte bisedat e tij në Whatsapp me vajzën, të cilës i kishte paguar udhëtimin për në Francë dhe kishin kryer marrëdhënie para se ajo të kthehej në Brazil.

Vajza, nga ana e saj, nxori një video ku ajo dhe Naymar dukeshin duke u grindur.Çështja u bë aq e madhe sa Brazili luajti në Kupën e Amerikës pa sulmuesin e tyre, i cili është gjithashtu një nga lojtarët më të kushtueshëm në botë.

Policia e mbylli çështjen për mungesë provash.  Neymar, një nga lojtarët më të shtrenjtë në botë, u çlirua nga të gjitha akuzat.

  

Related posts

“STADIUMI I RI PO ECËN ME RITME TË MIRA”/ Presidenti Gjici: Ja kur do të jetë gati impianti modern…

Delo.autor

JUVENTUS-INTER/ VAR akordon një penallti, bomberi Lukaku ndëshkon “Bardhezinjtë”. Ja si feston (VIDEO)

Delo.autor

E FUNDIT/ Disiplina i mbyll stadiumin Laçit, ja vendimet e plota

Delo.autor

Leave a Comment