Futboll Seria A Sport

KUALIFIKIMI NË CHAMPIONS I RRIT ÇMIMIN/ Gjimshiti dëshirohet nga klubi i Serie A…

Berat Gjimshiti duket se ka rilindur te Atalanta dhe po jeton një ëndërr. Mbrojtësi i kombëtares sonë ishte ndër më të mirët në fushë në takimin ndaj Lacios. Ai tashmë po luan rregullisht dhe problemet e fillimsezonit janë lënë pas. Këto performanca të Gjimshitit kanë zgjuar interesin e shumë klubeve të Seria A.

“FirenzeViola.it” bën të ditur se mes Atalantës dhe Fiorentinës ka pasur kontakte për të vlerësuar situatën e 26-vjeçarit. Një kualifikim i mundshëm në Ligën e Kampionëve do ta rriste vlerën e futbollistit të kombëtares sonë deri në 10 milionë euro. Gjithashtu, sipas po të njëjtit burim, për Gjimshitin ka pasur edhe interes nga Zeniti. Megjithatë, pjesëmarrja ose jo në Champions pritet të vendos shumë për të ardhmen e tij.

Related posts

Fernando, braziliani që po kërkohet nga ekipet prestigjoze angleze

Sadik.Autor

U largua nga Botërori/ Ja mesazhi EMOCIONUES nga futbollisti SHQIPTAR Xherdan Shaqiri (FOTO)

Isa.Autor

“TËRBOI FANSAT ME…”/ Milanistja seksi ndez atmosferën para derbit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment