Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA E KTHIMIT ME SKËNDERBEUN/ Valdet Rama: Jam i gatshëm të luaj, ne jemi përgatitur….

Valdet Rama pritet të luajë titullar në Korçë, ndaj Skënderbeut në gjysmëfinalen e kthimit për Kupën e Shqipërisë.

Në një deklaratë për mediat, ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare konfirmoi se ka kaluar problemin fizik dhe është gati për tu futur në fushën e blertë.

“Gjendja ime është e mirë. Po kthehesha në formën time më të mirë dhe pësova një lëndim. Kam bërë maksimumin në stërvitje për të qenë gati, nuk kam më dhimbje dhe jam i kënaqur që tani mund ta ndihmoj skuadrën.”

31-vjeçari e vlerëson kundërshtarin, por beson se ekipi i tij do të marrë rezultatin e duhur për të shkuar në finale.

“Të gjithë e dimë që Skënderbeu është një skuadër e fortë, nuk e nënvlerësojmë. Ne jemi përgatitur shumë mirë nga trajneri dhe e dimë që është ndeshje shumë e rëndësishme për klubin. Ne dëshirojmë ta fitojmë Kupën dhe do të japim maksimumin për ta arritur objektivin.”

Related posts

SALAH HERO ME TRIPLETË/ Ndeshje e çmendur në “Anfield”, Kampionët e Anglisë mposhtin Leeds

Delo.autor

STATISTIKA/ Barcelona shkruan faqen e zezë të historisë në Champions!

Delo.autor

ARABIA SAUDITE SI “MAGNET” PËR LOJTARËT/ Edhe Sergio Ramos në radarët e tyre

F.autor

Leave a Comment