Futboll Kategoria Superiore Sport

“KURORËZIMI” I PARTIZANIT NË KAMPIONAT/ Olsi Rama: Ja kur kuptova se mund të fitonim titullin

Drejtori Sportiv dhe njëri prej njerëzve që hodhi bazat e një Partizani kampion.

Partizani ku nuk e kërkoi drejtorin sportiv për t’u shpallur kampion, duke shkuar në Portugali dhe së fundi te Moggi, por zgjidhjen duket se e ka pasur në Shqipëri?
Unë besoj se erdha në një klub me shumë traditë, ku një pjesë e madhe e punës ishte bërë dhe me ndihmën e presidentit, por edhe të gjithë stafit, arritëm të kurorëzonim një ëndërr prej shumë vitesh, triumfin në titullin kampion.

Nuk është se ishte edhe aq gati, pasi u bënë disa ndryshime ne verë…
E thashë në kuptimin e faktit që Partizani është një ekip shumë i madh. Është luks të punosh për një klub të tillë, që ka një mbështetje shumë të madhe nga tifozëria. Ne kemi mësuar nga humbjet dhe u munduam të instalojmë profesionalizmin e disiplinën në klub.

Kur e keni besuar se mund të fitonit titullin kampion?
Potenciali ne ekipit e kam kuptuar në ndeshjet me Mariborin dhe më ka bërë përshtypje humbja aksidentale në Korçë në javën e parë, pasi treguam se ishim në rrugën e mbarë. Megjithatë ka edhe 3 javë kampionat dhe nuk duhet të ulim ritmin, por të respektojmë garën deri në fund.

Është Partizani i ndërtuar nga ju, apo pajtoheni me deklaratën e Moggit, se bazat i ka hedhur ai? Sa % e ekipit do të rikonfirmohet edhe për në vijim?
Puna ime dhe e bashkëpunëtorëve të mi, është që të përforcojmë sa më shumë skuadrën, ndonëse na pëlqen të punojmë me lojtarët që kemi. Do të mbajmë grupin dhe do të ndërhyjmë për t’u bërë edhe më të fortë. Sa i përket pyetjes së parë, nuk dua të merrem me meritat, por thjesht të festoj titullin kampion.

Related posts

SEVILLA E PANDALSHME/ Andre SILVA goleador, BANEGA “plagos” tetë tifozë (VOTO)

Isa.Autor

SOT STARTON SERIE A/ Nga favoritët te zona evropiane dhe mbijetesa, si janë objektivat e këtij sezoni

F.autor

HIGUAIN “OUT”/ Milani tenton talentin që fundosi Gjermaninë në Botëror

Delo.autor

Leave a Comment