Futboll Seria A Sport

LARGIMI NGA ROMA NË FUND TË SEZONIT/ De Rossi reagon për vendimin: Kam marrë mbi 500 mesazhe…

Klubi i Romës komunikoi sot se Daniele De Rossi do të largohet nga skuadra në fund të sezonit, ndërsa pak minuta më parë, legjenda verdhekuqe doli në një konferencë për shtyp, ku foli për vendimin e klubit.

Do të doje të ndryshoje diçka në karrierën tënde te Roma?

Do të ndryshoja disa gjëra të thëna, apo të bëra në fushë, në momente të caktuara, por nuk do të ndryshoja kurrë vendimin për t’i qëndruar besnik Romës. Nëse do të kisha shkopin magjik, do të shtoja edhe disa trofe në palmaresin e klubit.

Tifozët janë rreshtuar në krahun tënd, kur kanë mësuar lajmin e largimit në fund të sezonit…

Është një mbështetje që ata ma kanë dhënë për shumë vite, në momente të mira dhe të vështira. Është një vlerësim për kontributin tim në gjithë këto vite me skuadrën, pasi i kam qëndruar besnik Romës dhe nuk e kam ndërruar për disa trofe më shumë.

E keni vendosur të ardhmen tuaj tashmë?

Komunikimi për ndërprerjen e marrëdhënies me Romën, më erdhi vetëm dje dhe nuk kam pasur kohë ta mendoj shumë. Gjatë ditës së sotme më kanë ardhur mbi 500 sms dhe të shikojmë nëse do të ketë mes tyre ndonjë ofertë. Unë ndihem ende futbollist dhe dua të vijoj akoma në fushë.

Mendon se do të ishte më e drejtë që vendimin ta kishe marrë ti?

Ia kam thënë gjithmonë edhe Tottit dhe mendoj të njëjtën gjë edhe për Del Pieron, që nuk jam dakord me vendimin personal. Ka një shoqëri, që i mendon gjërat më mirë dhe merr vendimin në kohën e duhur. Ndoshta mund të kishim folur më shumë këtë vit, por nuk ka problem, sepse unë mbetem një tifoz i Romës dhe pranoj vendimin.

Related posts

Neymar: Real Madridi është ekipi që do të zbresë nga froni Barcelonën në vitet e ardhshme

Sadik.Autor

Rezultatet e miqësoreve/ Vllaznia turpërohet nga Veleciku, Besëlidhja e Egnatia në formë

Isa.Autor

E ARDHMJA E YLLIT FRANCEZ NË DILEMË/ Mino Raiola i vendos çmimin: Ja shifra që duhet të paguani nëse doni Pogba

Delo.autor

Leave a Comment