Futboll La Liga Sport

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Ramos dëshiron të largohet nga Reali

12 milionë euro në vit duket se nuk është një pagë e mjaftueshme për të përballuar nevojat e Sergio Ramos. Kjo është ajo që gazetarja e ABC, Rubén Cañizares, ka thënë në një programin televiziv, duke zbuluar edhe origjinën e problemeve të tij financiare të qendërmbrojtësit.

Sipas Cañizares, kapitenit të Real Madridit mund t’i bllokohet paratë në llogaritë e tij, për mosshlyerjen e këstit të një kredie të madhe që ka marrë për të blerë një tokë jashtë Madridit.

Qëllimi i të fejuarit të Pilar Rubios ishte të përfshihej në biznesin e ndërtimit, por që rezultoi një dështim. Për shkak të disa problemeve me bashkinë, Ramos dhe kompania e tij nuk mund të fillojnë të ndërtojnë dhe, për rrjedhojë, nuk mund të shesin asnjë shtëpi. Dhe kur erdhi koha për të bërë pagesën e parë të kredisë, vjeshtën e kaluar, nuk kishte para.

Duke luajtur jashtë Spanjës, mundësisht në Kinë, autoritetet spanjolle nuk do të mund t’i bllokojnë paratë e pagës.

Related posts

“PLESHTI” I DHURON TITULLIN BARCELONËS/ Askush si argjentinasi në shekullin e 21-të (VIDEO)

Delo.autor

Kane, anglezi i dytë që fiton Këpucën e Artë në Botëror

Isa.Autor

Liverpooli po e transferon yllin që e duan shumë skuadra në Angli

Sadik.Autor

Leave a Comment