Futboll Premier League Sport

Është pjesë e Manchester Cityt/ Guardiola “fshin” nga lista futbollistin e Kosovës (FOTO)

Futbollisti shqiptar që është pjesë e Manchester Cityt Bersant Celina me shumë mundësi nuk do të jetë pjesë kampionëve të Anglisë nga sezoni i ri. Në listën e grumbullimit të lojtarëve për turneun miqësor që zhvillohet në SHBA, Pep Guardiola nuk e ka përfshirë lojtarin e përfaqësueses së Kosovës.

Edhe pas një viti huazim te Ipswich Toën, mesfushori 21-vjeçar nuk do të ketë mundësinë të aktivizohet me kohë të plotë me “Qytetarët”. Rivaliteti shumë i madh në repartin e mesfushës ia ka kufizuar hapësirën Celinës për të qenë njëri prej pak shqiptarëve që aktivizohet me një ekip të madh europian.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

“SAN SIRO NË FESTË”/ Inter – Cagliari, sulmuesi argjentinas shënon golin e parë (VIDEO)

Isa.Autor

UEFA e lë jashtë treshes/ “Shpërthen” BALE: Paneli duhet të pushohet nga puna

Isa.Autor

TË GJITHË KUNDËR UEFA-s/ Lineker: Goli i RONALDOS nuk ishte më I BUKURI, duhej zgjedhur…

Isa.Autor

Leave a Comment