Futboll La Liga Sport

Bebeto: Me Neymarin, Reali do të bëhet i pa përballueshëm për çdo kundërshtar

Ish-futbollisti brazilian, Bebeto, ka thënë se nëse Real Madridi nënshkruan me Neymarin nga Paris Saint-Germain ata do të ishin “të pamposhtur”. Sulmuesi 54-vjeçar, i cili fitoi famë në Spanjë pasi kaloi katër vjet në Deportivo la Coruna midis viteve 1994 dhe 1996, ishte në qendër të Madridit për një ngjarje reklamuese.

Gjata asaj ngjarje, Bebeto foli me gazetarët dhe sigurisht që temë diskutimi ishte Real Madridit, por edhe ylli brazilian Neymar. Ylli brazilian është duke u lidhur me një transferim te Real Madridi dhe sipas mediave të shumta sulmuesi dhe Mbretërit tashmë kanë edhe marrëveshje.

“Real Madridi ka një ekip të madh dhe një histori mbresëlënëse, kështu që një lojtar si Neymar, i cili është ndryshe, do të kishte një vend në atë skuadër”, ka thënë fillimisht Bebeto.“Do të jetë e vështirë për të që të largohet nga PSG dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë, por nëse Madridi do të nënshkruajë me atë atëherë ata do të jenë një ekip i pamposhtur”, përfundoi legjenda braziliane.

Përveç Bebetos, shumë brazilianë tjerë e kanë sponsorizuar transferimin e Neymarit te Real Madridit.Ish-sulmuesi i Realit, Robinho, por edhe mbrojtësi i tanishëm, Marcelon, janë disa nga emrat që duan transferimin e yllit të PSG-së në Santiago Bernabeu.

Related posts

E RËNDË/ VRITET në mënyrë BARBARE simboli i huliganizmit kroat, që ishte tmerri SERBEVE

Isa.Autor

E BUJSHME/ Zbulohen prapaskenat e rinovimit të trajnerit Brdariç me Vllazninë, ka dilema të mëdha për…

Delo.autor

ZYRTARE/ U largua nga Partizani, mbrojtësi Dominguez transferohet tek skuadra e…

Delo.autor

Leave a Comment