Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Flamurtari-Partizani, dyfishojnë shifrat Demat. Mensah nuk fal nga brenda zone

Flamurtari dhe Partizani do të ndeshen në orën 15:00 në Vlorë për javën e 32-të të Superiores. Një sfidë delikate për të dyja skuadrat. Miqtë kërkojnë të fitojnë dhe të vendosin një dorë në titull, por edhe të largojnë presionin që mund të sjell një rezultat negativ.

bandicam 2019-05-04 15-01-59-820

Ndërkohë që vendasit janë të vendosur për të shkuar në Europë. Ky takim do të ketë si kryesor ndërkombëtarin Enea Jorgji. Trajnerët kanë bërë publike formacionet zyrtare. Ajo që bie në sy është se Kalari do ta nisë në qëndër të mbrojtësjes së bashku me Rexhepin. Nga minuta e parë për Partizanin do të jetë edhe Jaiteh, ndërkohë që mungon Bardhi. Vlonjatët nga ana tjetër kanë pak lëvizje në 11-shen titullare.

LIVE | Flamurtari-Partizani 0-2

GOL: / Asani 27′, Mensah 52′

KOMENTI LIVE

56’ Tjetër karton i verdhë për vlonjatët. Musta ndërhyn nga prapa në këmbët e Trashit, dhe kryesori Jorgji e ndëshkon me karton.

54’ Duka lëviz bukur brenda zonës së Flamurtarit, ku ia kalon topin poshtë këmbëve të një prej vlonjatëve, por më pas spastrohet zona.

52’ GOOOOOL PARTIZANI 0-2/ Dyfishojnë shifrat të kuqtë me Mensah, që nga brenda zone, lëshon një të djathtë të fuqishme, me Koliçin që nuk e ndal dot.

46’ Nis pjesa e dytë. Mbetet në dhomat e zhveshjeve Xhaiteh, që debuton vetëm për 45 minuta. Në vendin e tij, Kristi Kote.

Related posts

Valverde ka një lajm të keq për tifozët e Barcelonës

Sadik.Autor

PAS ZYRTARIZIMIT TË GRIEZMANN/ Ja 10 blerjet më të shtrenjta në histori tek Barcelona

Delo.autor

CHAMPIONS/ Sulmuesi Morata zhbllokon sfidën Ferencvaros dhe bën një dedikim (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment