Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Tirana-Skënderbeu, Mema kryen të 3 zëvendësimet 30 minuta para fundit

Po luhet në “Selman Stërmasi” supersfida mes Tiranës dhe Skënderbeut e vlefshme për javën e 32-të të Kategorisë Superiore. Korçarët e Orges Shehit vijnë në këtë përballje pas triumfit në shtëpi ndaj Flamurtarit, ndërkohë që Tirana barazoi në transfertë ndaj Luftëtarit.

bandicam 2019-05-04 15-09-29-473

Përballje delikate për skuadrën e Memës, që në 31 javë ka arritur të sigurojë 37 pikë, 3 më shumë se Kastrioti i vendit të parafundit. Një rezultat negativ ndaj kampionëve në fuqi, do ta ndërlikonte jashtë mase çështjen e mbijetesës.

Tirana-Skenderbeu

Ndërkohë nga ana tjetër Skënderbeu synon një vend që të çon në kupën e Europës, teksa aktualisht pozicionohet në vendin e 5-të me 46 pikë.

bandicam 2019-05-04 15-03-24-659

Të dy trajnerët kanë bërë publike formacionet zyrtare, teksa nuk mungojnë surprizat, ku bie në sy aktivizimi i Muzakës si titullar.

TIRANA-SKËNDERBEU 0-0

KOMENTI LIVE: 

61′ Mema kryen edhe zëvendësimin e tretë, largohet nga fusha, Grent Halili, vendin e tij e zë Bedri Greca.

60′ Kobinah ndëshkohet me karton të verdhë për ndëhyrje të gabuar ndaj Gripshit.

59′ Edon Hasani provon të rrezikojë me një gjuajtje në formë krosi, por kontrollon gjithçka portieri Dajsinani.

58′ Kaba Sambou ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në limitet e zonës ndaj futbollistit Edon Hasani.

56′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Oto Xhon, vendin e tij e zë Nazmi Gripshi.

53′ Tjetër mundësi shënimi për Tiranën. Pas një harkimi nga këndi, Eni Imami godet me kokë, por gjuajtja e futbollistit bardheblu shkon jashtë kuadratit.

51′ Ngo ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Kaba Sambou.

49′ Pranë golit Tirana. Hoxhallari lëshon një predhë me të majtën nga distanca, topi shkon ngjitur me shtyllën e portës së mbrojtur nga Dajsinani.

46′ Starton  pjesa e dytë. Mema kryen 2 zëvendësime, largohet Goxha dhe Sentamu  vendin e tyre e zënë Imami dhe Ngo.

Related posts

MILAN-INTER/ Ndizen dritat në “San Siro”, rikthehet Derbi në gjysmëfinalen e “Coppa Italia”

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Inter-Udinese. Rezultati 1-0

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Egnatia, Kukësi dhe Laçi me më shumë transferime. Ja të gjitha lëvizjet e kryera deri tani në Kategorinë Superiore

F.autor

Leave a Comment