Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Laçi-Tirana, Ngo humbet penalltinë e dytë ndaj gardianit të kurbinasve

Laçi dhe Tirana luajnë një nga ndeshjet më të rëndësishme të javës së 35-të në Superiore, ku nga njëra anë kurbinasit kërkojnë Europën, ndërsa bardheblutë në luftë për mbijetesën.

laci tirana

Sfida paraqitet e nxehtë mes dy ekipeve, më shumë edhe pas sherrit të ndodhur në ndeshjen e fundit të zhvilluar në fazën e tretë, ku pati një sherr mes Ngosë dhe kampit kurbinas, e më tej mes dy presidentëve, Halili dhe Laska.

 

LIVE | Laçi-Tirana 1-3

GOL:  Shtubina 61′ / Greca 6′, Kobina 36′, Hasani 83′

 

KOMENTI LIVE

90’ Faull i Eler, ndëshkohet edhe ai me karton të verdhë.

88’ Nga pika e bardhë e merr përsipër Ngo, godet, por është Selmani që ia pret.

87’ Zëvendësim te Tirana. Kobina del nga fusha, futet Turtulli.

86’ Berisha rrëzon Hoxhallarin brenda zone, dhe ka sërish penallti për Tiranën.

83’ GOOOOOOL HASANI 1-3/ Perlë e Edon Hasanit. Shkodrani lëshon një të djathtë kirurgjikale, dhe mposht Selmanin.

78’ Karton i verdhë për Eglentin Gjonin.

75’ Kobina futet brenda zonës, por topi i ikën nga këmbët, dhe në fund mbrojtja e Laçit ia largon.

74’ Top i lartë nga goditja e dënimit në zonën e Tiranës, por Lika lexon lojën dhe del për ta kontrolluar.

70’ Starova lëviz sërish dhe kryen ndërrimin e dytë. Në fushë, Elvi Berisha, del Shtubina.

65’ Ndalet sfida. Lushkja ndërhyn nga mbrapa ndaj Hoxhallarit, vjen në ndihmë edhe barela. Ndërkohë, për protesta Jorgji ndëshkon me karton të verdhë Sefgjinajn.

61’ GOOOOOOL LAÇI 1-2/ Ngushtojnë shifrat kurbinasit. Top i gjatë në mbrojtjen Tiranës, ku Xhixha i kap të papërgatitur, dhe në një moment me 10 lojtarë, pasi Imami gjendej duke u mjekuar. Godet Xhixha, por ndalet nga traversa. Topi shkon te Shtubina, që nuk fal nga brenda zone.

57’ Largon një sulmues Starove, për një mbrojtës. Del Mane, në vendin e tij Fangaj, por përpara do të avancojë Shtubina.

54’ Ndëshkohen me kartonë të verdhë Ngo tek Tirana, ndërsa Mersinaj tek Laçi.

51’ Kroson Hasani në zonë nga e majta, provon me kokë Goxha, por jashtë portës.

48’ Goxha ndëshkohet me të verdhë, për një faull ndaj Xhixhës.

46’ Nis pjesa e dytë.

Related posts

LA LIGA/ Vjedhja e shekullit! Real i merr Barcelonës, “Neymar-in e ri” për 45 milion €

Sadik.Autor

Analizë tek Vllaznia / Merren përgjegjësitë, por nuk ka ndëshkime

Q.Autor

MERKATO E JANARIT/ Mposhti konkurencën e Tiranës dhe të Shkëndijes, sulmuesi Cventanovski transferohet tek klubi…

Delo.autor

Leave a Comment