Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Partizani-Kukësi, Ka nisur sfida në “Selman Stërmasi”

Partizani dhe Kukësi luajnë mes tyre ndeshjen e javës së 35-të në Kategorinë Superiore. “Demat”, tashmë vijnë me petkun e kampionit, përballë kundërshtarit më të fortë që patën këtë sezon për titullin kampion, Kukësit.

Nga ana tjetër, verilindorët kërkojnë të mbajnë vendin e dytë në Superiore, dhe trajneri Gjoka ka hedhur në fushë më të mirët, ndërkohë që po këtë gjë ka bërë edhe Gega. Në kampin e kuq, ky takim është më shumë një festë, pasi është parashikuar dhënie e trofeut të kampionit pas ndeshjes, si dhe shumë legjende nga klubi i kuq, janë ftuar në tribunë për të ndjekur nga afër ekipin në këtë ditë të veçantë.

bandicam 2019-05-26 16-33-37-878

LIVE | PARTIZANI – KUKËSI 0-0

KOMENTI LIVE: 

1′ Ka nisur sfida në “Selman Stërmasi”. Atmosferë elektrizuese në startin e ndeshjes. Lojtarët e Kukësit mirëpresin kampionët. Nuk mungon as koreografia fantastike e tifozëve.

 

FORMACIONET

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Telushi, Hila, Duka, Asani, Mala, Mensah. Trajner: Skënder Gega

Kukësi: Frashëri, Ethemi, Teqja, Cuculi, Rrumbullaku, Uilliam, Musolli, Limaj, Rama, Rexhinaldo, Shkurtaj. Trajner: Ernest Gjoka.

Related posts

SHUHET MARADONA/ Nga Maldini tek Del Piero, Totti, Batistuta dhe Buffon. Ja mesazhet për ikonën e futbollit…

Delo.autor

LIVE/ Manchester United-Manchester City, përfundon pjesa e parë me porta të paprekura (FOTO)

Delo.autor

FITORJA E KOMBËTARES/ De Biazi: Panuçin e kam ndihmuar, ja pse vuan Hysaj

Isa.Autor

Leave a Comment