Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Laçi-Tirana, 2 minuta pas penalltisë së humbur. Greca shënon për bardheblutë

Laçi dhe Tirana luajnë një nga ndeshjet më të rëndësishme të javës së 35-të në Superiore, ku nga njëra anë kurbinasit kërkojnë Europën, ndërsa bardheblutë në luftë për mbijetesën.

Sfida paraqitet e nxehtë mes dy ekipeve, më shumë edhe pas sherrit të ndodhur në ndeshjen e fundit të zhvilluar në fazën e tretë, ku pati një sherr mes Ngosë dhe kampit kurbinas, e më tej mes dy presidentëve, Halili dhe Laska.

 

LIVE | Laçi-Tirana 0-1

GOL:  / Greca 6′

 

KOMENTI LIVE

6’ GOOOOOOOOL TIRANA 0-1/ Shënon pas vetëm 2 minutash Tirana. Pas një krosimi, Ngo ul topin për Kobina, dhe ky i fundit jep një asist të bukur për Grecën, që vetëm me Selmanin nuk gabon.

4’ Kobina e merr përsipër 11-metërshin, por ia pret Selmani.

2’ Penallti për Tiranën. Ngo futet brenda zone, dhe pengohet. Jorgji akordon penallti, ndërkohë që dëmtohet edhe anglezi.

1′ Ka nisur ndeshja në Laç.

Që pa nisur ndeshja, ka ngacmime mes Ngosë dhe lojtarëve të Laçit. Jorgji e merr veçmas anglezin e Tiranës, duke e këshilluar, dhe në fund një shtrëngim duarsh mes të dyve.

Related posts

Je mërzitur që nuk do luash me Ronaldon? Ja përgjigja befasuese e Higuainit

Isa.Autor

LIVE/ Argjentinë-Kroaci, Messi në sfidën e zjarrit me “Brazilin” e europës

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Barcelona kërkon një mbrojtës krahu, e gjen në kampionatin francez

Delo.autor

Leave a Comment