Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Teuta-Partizani, Kallaku dyfishon për “durrsakët” me 11-metërsh

Po luhet në “Niko Dovana” të Durrësit sfida mes Teutës dhe kampionëve të Partizanit. Një përballje vendimtare për skuadrën e Bledi Shkëmbit, e cila ka si objektiv Europën. Ndërkohë në krahun tjetër, të kuqtë e Gegës vijnë në këtë sfidë të relaksuar, pas sigurimit të titullit kampion.

partizani teutaa

Në takimin e sotëm, tekniku i skuadrës kryeqytetas iu ka dhënë mundësinë lojtarëve të stolit për të treguar veten, teksa spikasin emra si Xhika, Ferrati, Jaiteh, Koto dhe Kardozo.

Ndërkohë trajneri Shkëmbi nuk do të ketë në dispozicion 2 mbrojtësit Osmani dhe Bicaj, teksa është preferuar nga minuta e parë Shkalla-Frashëri-Hakaj dhe Arapi.

TEUTA-PARTIZANI 2-0

Progni 35′, Kallaku 52′ (p)

KOMENTI LIVE: 

55′ Trajneri Gega kryen 2 zëvendësime të menjëhershme, largohen nga fusha Duka dhe Kote, në lojë Kodra dhe Trashi.

52′ GOOOOOL TEUTA 2-0/ Skuadra e Shkëmbit dyfishon rezultatin! Kallaku realizon nga pika e bardhë e penalltisë. 

51′ Penallti për Teutën, për një faull ndaj Armando Vajushit të shkaktuar nga Ferhati. Protestojnë lojtarët e Partizanit.

50′ Rexhepi ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Prognit.

47′ Traversa shpëton Partizani nga pësimi i golit të dytë pas gjuajtjes së Prognit brenda zonës.

46′ Starton pjesa e dytë. Skuadrat kryejnë nga 1 zëvendësim secila. Tek të kuqtë largohet Kardozo vendin e tij e zë Asani, ndërkohë që te Teuta, largohet Avdyli vendin e tij e zë Vajushi.

Related posts

Liverpool, ja si e priti Karius transferimin e Alisson

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Ish-lojtari i United merr frenat e Kombëtares së njohur

F.autor

Benzema: Lamtumirë Real Madrid!

Sadik.Autor

Leave a Comment