Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Tirana-Kastrioti, Dridhet porta e “bardhebluve”. Kërçiku bën shpëtimtarin

Tirana dhe Kastrioti luajnë ndoshta sfidën më të rëndësishme të sezonit për të dyja skuadrat, në javën e 34-t të Superiores.

Në një “Selman Stërmasi” pa tifozë, bardheblutë e Memës gjenden dy pikë para Kastriotit, dhe një fitore do i shtynte shumë përpara në sigurimin e mbijetesës. Nga ana tjetër, ekipi i Devollit kërkon vetëm fitoren për të pasur më pas vetë në dorë qëndrimin në elitë.

Duke parë rëndësinë e këtij takimi, FSHF ka caktuar gjyqtarë të huaj, për të shmangur në këtë mënyrë polemikat. Mësohet se kjo përballje i është besuar një treshe nga Maqedonia e Veriut, me kryesor Dimitar Meçkarovski.

 

LIVE | Tirana-Kastrioti 0-0

 

KOMENTI LIVE

62’ Hoxhallari godet direkt në portë, pas një goditje dënimi në një pozicion me rreze në ngushtë nga e djathta, por Çekrezi grushton.

58’ Krosim nga goditja e këndit, Turtulli godet me kokë, por për kryesorin maqedonas nuk ka asgjë.

56’ Rast për Kastriotin tani. Ymeraj kërkon të shënojë, teksa me një top kalon Likën, por është Kërçiku që ndal topin teksa shkonte drejt portës. Në vazhdimin e aksionit, është Lika që ndal krutanët.

53’ Husein shpëton Kastriotin. Ngo lëviz bukur në të djathtë, dhe hedh topin në qendër për Hasanin, por është Husein që vetëm pak mbi vijë, ndalon shkodranin nga goli.

52’ Henri provon një pasim në zonën e Tiranës, por pa adresë dhe topi shkon në duart e Likës.

50’ Harkim i lartë i Hoxhallarit drejt zonës së Çekrezit, por Turtulli bën faull tek portieri i Kastriotit.

46’ Nis pjesa e dytë. Menjëherë një goditje këndi për bardheblutë.

Mbyllet pjesa e parë. Tirana-Kastrioti 0-0

Related posts

“AROMË DOPINGU/ Skena e çuditshme në tunel, çfarë kanë futur në hundë rusët?

Isa.Autor

Nuk mund ta mbanë të fshehtë më, kjo është fanella e re e Griezmannit

Sadik.Autor

NDESHJA E SOTME NDAJ XHENOAS/ Pioli ngre zërin: Milan, ky është shansi i fundit!

F.autor

Leave a Comment