Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Tirana-Flamurtari, “Perlë” e Albi Dokës. Merr fund makthi për ekipin e Memës

Tirana kërkon në shtëpi vetëm një pikë, për të siguruar mbijetesën edhe këtë sezon pas një viti të gjatë kalendarik dhe më pas të përqendrohet te finalja e Kupës. Bardheblutë luajnë në shtëpi përballë flamurtarit që këtë sezon ka pasur jo pak oshilacione dhe probleme të shumta e megjithatë ka surprizuar jo pak me paraqitjet e tij.

Sa i përket formacioneve, titullar e nis këtë takim Cake ndryshe nga ndeshjet e kaluara ndërkohë që në stol është ulur Turtulli dhe Sentamu. Sulmi i është besuar sërish Ngos që ndihmohet nga Hasani dhe Greca. Nga ana tjetër ka mungesa ku në majë të sulmit është i riu Haruni ndërkohë që mungon edhe Batha.

LIVE:

67′ E pabesueshme! Vjen edhe goli i dytë, sërish Doka.

66′ GOOOL Tirana! Realizon Albi Doka!

64’ Mundësi e artë për Tiranën me anë të Hasanit që ka marrë një dhuratë nga mbrojtja vendase ku i vetëm përballë Koliçit ka gabuar duke humbur mundësinë më të mirë.

62’ Sërish këndore për Tiranën dhe është sërish Hasani ai që kroson por topi përplaset në dorën e Ngo dhe Meta është shumë pranë duke akorduar faull.

60’ Goditje nga këndi për Tiranën, ku vjen krosimi i lartë në zonë aty ku provojnë vendasit të gjejnë golin me goditje radhazi por topi ndalet disa herë në këmbën e kundërshtarit.

54’ Goditje nga këndi për Tiranën, ku vjen krosimi i lartë në zonë aty ku provojnë vendasit të gjejnë golin me goditje radhazi por topi ndalet disa herë në këmbën e kundërshtarit.

52’ Mundësi tjetër e mirë për Tiranën! Hasani del përballë portierit por ky i fundit e detyron të kthejë topin mbrapa te Kërçiku që provon të gjejë portën, megjithatë goditja e tij shkon ngjitur me shtyllën pingule.

46’ Nis pjesa e dytë me, vonesë për shkak të një problemi që ka me kufjen Kridens Meta, ndërkohë që fillimi i pjesës së dytë vonon 3 minuta.

Related posts

YLLI SADIKU U BË BABA PËR HERË TË PARË/ Historia e pazakontë e dashurisë me dentisten që e njohu në “Facebook”

Delo.autor

LIVE/ Alaves-Barcelona, Alena kalon “Katalanasit” në avantazh

Delo.autor

Vonon rinovimi me Bayernin, Robben kërkohet nga Besiktasi

Sadik.Autor

Leave a Comment