Futboll La Liga Sport

TAKIMI I DYTË SERGIO RAMOS-PEREZ/ Ja vendimi zyrtar që ka marrë për të ardhmen

Sergio Ramos pritet që në orën 17:30 të dalë para mediave për të vendosur zyrtarisht të ardhmen e tij.

Sipas “Jugones”, kapiteni i Realit pritet që të deklarojë se do të mbyllë karrierën në “Santiago Bernabeu”.

Gazetari Josep Pedrerol bën të ditur se Ramos ka refuzuar ofertën e “çmendur” me vlerë 35 milionë euro nga Kina dhe se ka vendosur që të luajë për Realin e Madridit.

Bëhet me dije që Ramos gjithashtu ka zgjidhur situatën pas një bisede të gjatë me Florentio Perez, që në fund solli rezultat pozitiv për “Los Blancos”.

Ramos ka plot 14 vitet që vesh fanellën e Real Madridit me të cilën ka fituar gjithçka të mundshme.

Related posts

Harry Kane jep sinjalin e largimit nga Tottenham, gjithnjë e më pranë Realit

Q.Autor

“CRVENA NUK PATI ASNJË RAST TË PASTËR”/ Tefik Osmani: Më mirë të luash keq dhe të fitosh…

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Trajneri i Romës: Jemi gati, pres shumë nga skuadra

F.autor

Leave a Comment