Futboll Seria A Sport

“LUFTA” PËR NJË VEND NË CHAMPIONS/ Spalletti humb për sfidën ndaj Udineses yllin e mesfushës…

Inter do të luajë në transfertë ndaj Udinese këtë të shtunë, për javën e 35-të të Serie A. Një ndeshje e rëndësishme për zikaltrit, që duhet të fitojnë me patjetër për të hedhur një hap drejt sigurimit të zonës Champions.

Për këtë ndeshje trajneri Luciano Spalletti nuk do të ketë në dispozicion mesfushorin Matias Vecino. Para pak minutash ka qenë klubi zikaltër që ka publikuar lajmin se mesfushori uruguaian ka pësuar një dëmtim në kofshën e djathtë dhe nuk do të grumbullohet për këtë ndeshje, ndërsa gjendja e tij do të vlerësohet ditë pas dite.

Kujtojmë që Udinese ndodhet në vend të 16-të, 4 pikë larg Empolit të vendit të 17-të, që bie në Serie B dhe parashikohet një ndeshje tepër e fortë të shtunën mbrëma.

Related posts

E papritur, ja çka ka ndodhur me Bale në ndeshjen kundër Bayernit

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Realizoi vetëm një gol në Superiore këtë sezon, sulmuesi prezantohet te klubi jashtë vendit

F.autor

FORMULA 1/ Zbulohet kalendari i garave për vitin 2021, dy pista të reja dhe rekord me 23 pista

Delo.autor

Leave a Comment