Futboll Seria A Sport

NUK NDALEN ME PËRFORCIMET E MËDHA/ Juventus bën gati 75 milion euro për 21-vjeçarin…

Juventus e ka seriozisht për Federico Chiesa-n.

Sulmuesi i Fiorentina-s është një nga objektivat kryesorë të bardhezinjve për sezonin e ardhshëm dhe presidenti Agnelli duket se ka dhënë miratimin e tij për blerjen e talentit të datëlindjes 1997-të.

Gjithsesi, negociatat nuk do të jenë aspak të lehta, sepse klubi vjollcë nuk ka ndërmend të bëjë asnjë ulje për yllin e saj, që pëlqehet edhe nga Bayern Munich dhe Inter.

Për këtë arsye, Juventus synon të arrijë në fillim marrëveshjen me lojtarin, duke i ofruar këtij të fundit një kontratë të rëndësishme para se të ulet në tavolinë me drejtuesit e Fiorentina-s.

Sipas “Calciomercato.com”, lojtari do të përfitonte 5 milionë euro në sezon (aktualisht paguhet 1.7 mln në vit) për katër vitet e ardhshme me torinezët.

Fiorentina kërkon 75 milionë euro për kartonin e Chiesa-s, një shumë që është e përballueshme për arkat e kampionëve të Italisë, por që konsiderohet e lartë. Kjo do të thotë se transferimi i sulmuesit 21-vjeçar në Torino mund të  pasohet me një largim të rëndësishëm.

Për momentin, Douglas Costa është emri në krye të listës të lojtarëve që “Zonja” mund të shesë në merkaton e verës. Braziliani ka zhvilluar një sezon zhgënjyes për shkak të dëmtimeve të shumta dhe Chiesa shihet si zëvendësuesi i tij ideal.

Pavarësisht deklaratave të Paratici-t, edhe Paulo Dybala mund të sakrifikohet nga bardhezinjtë, të cilët po ndjekin me vëmendje edhe situatën e Mauro Icardi-t. Sipas shtypit italian, në fakt, Juventus është takuar me njerëzit e merkatos të Inter-it në Londër.

Related posts

E PABESUESHME/ Skenar filmash në Afrikë, dy futbollistët rrëmbehen në mes të rrugës!

Delo.autor

Aguero: Çdo skuadër në botë do të donte të kishte një futbollist të tillë…

Q.Autor

GODITJE HISTORIKE/ Atalanta afron portierin e shumëkërkuar në Serie A dhe e zyrtarizon

Delo.autor

Leave a Comment