Futboll Premier League Sport

“LUFTA” PËR TITULLIN PREMIER/ Klopp beson: Nuk ka mbaruar ende, e vetjma gjë…

Nëntë muaj luftë për të mbërritur në betejën finale, si në asnjë prej kampionateve kryesore të Europës.

Etika e skuadrës së Liverpulit përmblidhej në mënyrë perfekte në mesazhin që përcillte bluza e Salahut në gjysmëfinalen historike ndaj Barcelonës në Champions: “Mos u dorëzo kurrë”.

Por a mund të kemi një tjetër magji sot në “Anfield Road”? A mund ta ndalë Brajtoni Sitin në “Amex”? Logjika thotë se pas vërshëllimës finale, zhurma në “Anfield” do të jetë ajo e zhgënjimit dhe jo e delirit”. Skuadra e Santos, Uolvesi, ka grumbulluar më shumë pikë se çdo debutuese në Premier Ligë që prej vitit 2001 dhe ata nuk janë kundërshtari që Liverpuli do të zgjidhte për të ulur siparin.

“Është një javë mrekullish, i momenteve të mëdha të futbollit. Java nuk ka mbaruar ende. Quhet edhe e diela. E vetmja gjë që mund të bëjmë është të fitojmë ndeshjen tonë”, tha Jyrgen Klop.

Guardiola tha se Liverpuli luan pa presion, sepse nuk e ka në duart e tij titullin, por trajneri gjerman nuk është dakord me vlerësimin e rivalit të Sitit: “Nuk ishte shumë e lehtë për të qenë i sinqertë, por ne nuk e ndiejmë shumë presionin. E pamë si mundësi për të fituar ndeshjet. Gjatë jetës sime nuk kam qenë shumë shpesh në situata kryesimi. Sido që të shkojë, ne duhet të ruajmë të njëjtat rezultate dhe vazhdimësi edhe në të ardhmen”, nënvizoi trajneri i “reds”-ave.

Related posts

Alarm për BOMBË në Kiev, mbyllen metrotë

Sadik.Autor

SFDA E GODITJES SË TRAVERSËS/ Humbet bastin me Alexandre Lacazette, Ozil bëhet bjond (FOTO)

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ Leeds shokon kampionët, Alisson dorëzohet përballë sulmuesit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment