Futboll Seria A Sport

Ancelotti kërkon ribashkimin/ Napoli ka gati 45 mln euro për titullarin e Real Madridit

Trajneri i Napolit Carlo Ancelotti kërkon të sjellë sulmuesin e Real Madrid Karim Benzema në Serie A. Klubi kërkon t’i përgjigjet blerjes së Cristiano Ronaldo nga Juventus dhe ka gati 45 mln euro që do t’ia paraqitë në ditët e ardhshme klubit spanjoll.

Ancelotti dihet që është një mbështetës i madh i Benzema dhe këtë e ka treguar edhe gjatë kohës kur ka qenë trajneri i Los Blancos dhe mendon se do të ishte sulmuesi ideal për Napolin e tij.

Benzema ka qenë një titullar konstant që pas ardhjes së tij në Bernabeu më 2009 dhe ka shënuar 192 gola në 413 paraqitje. Gjithsesi, presidenti i Real, Florentino Perez, nuk do ta ketë kaq të lehtë të heqë dorë nga një tjetër yll i ekipit pas largimit të Ronaldo-s.

Të paktën pa gjetur një zëvendësues të denjë, dhe lista është e gjatë. Por lojtari i tij i preferuar për rolin e qendërsulmuesit mbetet Harry Kane.

Related posts

TORINO-MILAN/ Gatusso synon fitoren për t’u rikthyer në vendin e katërt në renditje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Mancini trajneri i Italisë, ka vetëm një problem të vogël…taksash!

Sadik.Autor

BARAZIMI ME FIORENTINËN/ Theo Hernandez ka një mesazh domethënës (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment