Futboll La Liga Sport

MBYLELT ME TURP SEZONI I LA LIGA/ Zyrtarizohet largimi i parë nga Real Madrid, ja emri

Keylor Navas është përshëndetur me tifozët madrilenë, duke paralajmëruar largimin e tij pas këtij fund sezoni pas 5 sezonesh tek Real Madridi/

Zinedine Zidane i dha shansin të luajë sot përpara publikut në “Bernabeu” dhe ishte i vetmi që mori vlerësim pozitiv në humbjen turpëruese ndaj Betis.

Portieri nga Kosta Rika u duartrokit nga të pranishmit, të cilët iu dha një lamtumirë të ngrohtë duke i falënderuar për atë që i kanë dhënë në këto vite si “Los Blancos”.

Pas ovacioneve për portierin 32-vjeçar, për të pati edhe pak momente të tjera për të shkrepur disa foto me familjen e tij, për herë të fundit në “Bernabeu” si lojtar i Real Madridit dhe më pas një ecje drejt tunelit të stadiumit.

E ardhmja e tij do jetë tek Porto sipas informacioneve të fundit, edhe pse ka 1 kontratë të mbetur me klubin madrilen. Navas ishte ai që zuri vendin e Iker Casillas tek Real Madridi dhe duket se do jetë sërish ai që do zërë vendin e gjigantit spanjoll tek klubi portugez, pas atij ataku kardiak që kaloi.

Related posts

Lena: Peng titulli me Flamurtarin. Transferimi në Suedi dështoi

Q.Autor

SERIE A/ Interi i papërmbajtshëm në merkato, projekton 2 goditjet e radhës

Sadik.Autor

Jorginho te Man.City, De Laurentiis: “Finalizohet së shpejti!”

Sadik.Autor

Leave a Comment