Futboll Sport

KONFERENCA E LAMTUMIRËS SË ALLEGRIT/ Duartrokitje e lot nga ekipi i Juventus, por Ronaldo vetëm… qeshte

Ka shumë mënyra për të thënë lamtumirë. Masimiliano Alegri dhe Andrea Anjeli e kanë bërë me buzëqeshje, në një pasdite plot emocione. Kush priste një konferencë për shtyp klasike dhe me frazat e përhershme, ka mbetur i zhgënjyer.

Sepse në “Allianz Stadium” ishin kuruar të gjitha detajet për këtë event, sepse në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” gjërat nuk i lihen kurrë rastësisë. Objektivi i klubit ishte homazhi në mënyrën e duhur për trajnerin që fitoi 5 tituj radhazi, diçka që nuk e kishte arritur kurrë më parë në kampin bardhezi.

E GJITHË SKUADRA – Nuk ndodh gjithmonë që të kesh të gjithë skuadrën e vendosur përpara teje në ditën e lamtumirës. Në sallën e konferencave të Juventusit, vendet e para ishin rezervuar për futbollistët. Ata dukeshin sikur bënin sfilata mode përpara se të vinte në skenë trajneri Alegri. Në rreshtin e parë ishte edhe Fabio Paratiçi. Sapo trajneri hedh hapin e parë drejt sallës, të gjithë çohen në këmbë dhe e duartrokasin. “Djem, kështu do të më bëni të qaj”, thotë trajneri. Kielini dhe Bonuçi janë në rreshtin e parë, ndërsa Ronaldo është pozicionuar në të dytin bashkë me Pjaniçin. Disa lojtarë filluan të mërziteshin, ndërsa Ronaldo qesh gjithmonë. Ndoshta po argëtohej nga batutat e trajnerit Alegri.

DUARTROKITJE – Duartrokitja e dytë vjen kur Alegri merr fjalën pas presidentit Anjeli. “Falënderoj presidentin dhe lojtarët”, aty ndalet i emocionuar dhe duke lotuar. Një tjetër përplasje duarsh e sinqertë dhe e ndier. Maks e merr veten, pastaj nis të flasë për temat e rëndësishme që lidhen me lojën e bukur dhe promovon Barzaljin si trajner të ardhshëm.

NJË FANELLË – Anjeli e sheh duke u argëtuar, por edhe me pak trishtim në sytë e tij. E përqafon fort, pasi i dhuroi një fanellë me numrin 5 dhe me mbishkrimin “histori alone”, numër i trofeve të fituara nga Alegri. Pastaj, duartrokitja e fundit erdhi kur Alegri u largua nga konferenca. Të gjithë në këmbë për ta përshëndetur Maksin, trajnerin që shkroi histori me “Zonjën e Vjetër”. Siç do të thoshte ai: Mund t’ju pëlqej apo jo, por është trajner fitues.

Related posts

MILAN-PARMA/ Kurtic mposht Donnarumman dhe zhbllokon sfidën në “San Siro” (VIDEO)

Delo.autor

INTER-UDINESE/ Conte kërkon kreun dhe shkëputjen ndaj “Zonjës” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

DO TË BËHEJ FUTBOLLISTI I DYTË MË I PAGUAR NË PREMIER/ Ja shifra që Rydiger i ka kërkuar Chelsea-t për rinovimin…

Delo.autor

Leave a Comment