Futboll Kategoria Superiore Sport

MBYLLËN SEZONIN ME PIKË TË BARABARATA/ Ja pse Tirana parakalon “Gjirokastritët” në renditjen përfundimtare (FOTO)

Tirana dhe Luftëtari e mbyllën kampionatin me nga 47 pikë secila, por bardheblutë parakaluan ekipin gjirokastrit në renditje.

Duke u bazuar te rregullorja e FSHF-së për klasifikimin, interesant është fakti se në këtë duel ka vendosur një gol. Nuk bëhet fjalë për fitoret apo humbjet në ndeshjet direkte. Kriteri për pikët e grumbulluara në katër ndeshjet mes tyre bie poshtë, sepse Tirana dhe Luftëtari kanë secila nga një fitore, një humbje dhe dy barazime në katër ndeshje që kanë luajtur këtë kampionat.

Duke qenë se kemi të bëjmë me një barazpeshë totale, në këtë mënyrë futet në lojë pika b) e nenit 80 të rregullores, ku merret parasysh diferenca e golave të shënuar dhe të pësuar në ndeshjet mes tyre. Në fazën e parë Tirana ka fituar 3-1, në fazën e dytë Luftëtari ka fituar 2-1 në Gjirokastër, ndërsa në dy fazat e tjera të dyja ndeshjet janë mbyllur 1-1.

Kësisoj, golavarazhi është 6-5 për Tiranën, që mbyll kampionatin në vendin e shtatë, ndërsa Luftëtari i teti. Si për ironi të fatit, në rast se gjirokastritët do të fitonin sot ndaj Partizanit, atëherë do të parakalonin edhe Laçin, duke qenë të gjashtët në renditje. Ai gol i Çinarit ka prishur jo pak punë.

Neni 80

Rregullorja e FSHF-së për klasifikimin

Nëse dy ose më shumë ekipe kanë grumbulluar të njëjtën sasi pikësh, renditja e tyre përcaktohet duke mbajtur në konsideratë këto kritere:

  1. a) pikët e grumbulluara në ndeshjet e zhvilluara midis ekipeve përkatëse;
  2. b) diferenca e golave të shënuar dhe të pësuar në ndeshjet mes ekipeve përkatëse;
  3. c) diferenca e golave të shënuar dhe të pësuar gjatë kampionatit;
  4. d) numri më i madh i golave të shënuar gjatë kampionatit;
  5. e) me short;

Related posts

OLIMPIADA/ IOC lejon stërvitjen e personave që kanë patur kontakt me ata të infektuar

Delo.autor

U DËNUA NGA DISIPLINA/ Kukësi pa kapitenin në dy sfidat e radhës, Longon e shqetëson fantazisti

Delo.autor

REVOLUCION TEK INTERI/ Presidenti i klubit “Zikaltër” përgatit të projektin e së ardhmes…

Delo.autor

Leave a Comment