Futboll Sport

MBYLLI SEZONIN NË “KRIZË” GOLASH/ Ronaldo kap kuotën më të ulët në 10 vite, ja statistikat befasuese

Kristiano Ronaldo e mbylli vitin e tij të parë te Juventusi në Serinë A, me shifrat më të ulëta të dekadës së fundit. Mes kompeticioneve si Seria A, Kupa e Italisë, Champions dhe Superkupë, portugezi ka arritur të shënojë 28 gola. Një shifër, e cila është shumë larg atyre që Ronaldo shënonte kur ishte pjesë e Realit të Madridit.

Për të gjetur një shifër kaq të ulët në karrierën e tij, duhet të kthehemi shumë pas, në vitet kur nuk luajti në “Santiago Bernabeu”. Në total, Kristiano Ronaldo luajti 43 ndeshje dhe përmes llogaritjeve del që ai ka shënuar 0.65 gola për ndeshje. Regjistrin më të ulët do ta gjejmë në sezonin e tij të fundit me Mançester Junajtid, ku shënoi 26 gola në 53 ndeshje zyrtare të luajtura në “Old Trafford”.

Kjo do të thotë se portugezi në atë kohë shënoi mesatarisht 0.49 gola për ndeshje. Për më tepër, numri 7 i Juventusit pa me sytë e tij se si i iku nga duart çmimi si golashënuesi i kompeticionit, të cilin e fitoi Fabio Kualjarela. Ronaldo e mbylli sezonin me 21 gola në Serinë A duke qenë i treti në renditjen e përgjithshme. Veterani i Sampdorias shënoi 26 gola në kampionat dhe përpara yllit portugez u rendit edhe Duvan Zapata me 23 gola.

Po ashtu edhe Piontek e mbylli përpara Ronaldos. Reali më pak gola- Largimi i Ronaldos drejt Torinos e la Realin e Madridit në shifra shumë të ulëta në aspektin e golave të shënuar. Nëse futbollisti portugez humbi potencialin e tij goleador në Serinë A, në anën tjetër Reali i Madridit humbi golat.

Klasifikimi

Klubi i drejtuar nga Zinedin Zidan e mbylli sezonin me 40 gola më pak sesa vitin e kaluar. Ky ishte Reali me më pak gola i dekadës së fundit dhe sigurisht që arsyeja ishte largimi i yllit portugez nga skuadra. Ronaldo e pati të vështirë që të përshtatej në ndeshjet e para të Serisë A, por më vonë gjeti ritmin dhe realizoi në disa sfida radhazi. Juventusi fitoi kampionatin italian dhe Superkupën këtë sezon, por pritshmëritë ishin më të mëdha në Champions.

Related posts

CHAMPIONS/ Çfarë gafe nga Manchester United, shikoni si shënon Basaksehir (VIDEO)

Delo.autor

Kjo nuk i duhej Rusisë para Botërorit, FIFA hap hetimet

Sadik.Autor

“Çmendet” Pogba, shënon dy gola për tre minuta, barazohet gjithçka në derbi

Sadik.Autor

Leave a Comment